Ngritet kallëzim penal ndaj të dyshuarit për kërcënim të Xhavit Drenori

Ish-asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka ngritur Kallëzim Penal në Prokurinë Themelore në Prishtinës nga Policia e Kosovës.
Rasti i kërcënimit ndaj Drenorit kishte ndodhur në muajin janar. Më pas sipas procedurave të Njësitit të Krimeveve Kibernetike me vendim të Gjykates përkatëse u janë drejtuar autoriteteve të rrjetit social Facebook në SHBA për qasje në profilet e kërcënuesit.
Drenori ka paralajmëruar largimin nga politika për të vazhduar me gazetarinë hulumtuese proceset e forcimit dhe rritjes se efikasitetit të institucioneve të Republikës së Kosovës, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Postimi i plotë i Drenorit:"Falënderoj Policinë e Kosovës për identifikimin, intervistimin dhe thirrjen para përgjegjësisë të këtij tipit i cili nga tre profile me emra të ndryshem (të rrejshem) me kanosej me jetë, madje duke u thirrur edhe si daja i Kryetarit Lladrovci. (Ky i fundit ishte njoftuar nga unë për këtë rast). Sot zyrtarisht nga Policia u njoftova se kundër këtij personi, i cili del të jet një qytater i lagjes Zogu nga Komorani, është ngritur Kallëzim Penal në Prokurinë Themelore në Prishtinës nga Policia e Kosovës.




















































