LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj dy kardiologëve të ShSKUK-së

Ngritet aktakuzë ndaj dy kardiologëve të ShSKUK-së
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Lidhur me pyetjen e juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 31.05.2024, ka ngritur aktakuzë kundër E.H. dhe L.K. bazuar në nenin 237 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës penale është përcaktuar: Nga momenti i ngritjes së aktakuzës dhe deri në shqyrtim fillestar, gjykata sipas kërkesës së palëve mundëson qasjen në inicialet e të pandehurit, kualifikimin ligjor të veprës penale dhe përshkrim të shkurtër të dispozitivit të aktakuzës”, tha ajo.


Ulaj bëri të ditur se kjo aktakuzë është ngritur më 31 maj.

Aktakuzën ndaj dy kardiologëve ka pranuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha për Telegrafin se dy kardiologët akuzohen për veprën penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal me datë 14.06.2024 ka pranuar Aktakuzën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj dy të pandehurve L.K dhe E.H, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale – Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”, deklaroi ajo.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, për të mësuar se çfarë masash janë ndërmarrë ndaj tyre, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori