Viti 2022 ishte i mbushur me aktivitete në basketbollin e Kosovës. Shumë evente vendore dhe evropiane u organizuan nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Ja ngjarjet që shënuan vitin 2022 në basketbollin e Kosovës:
Berisha, më i votuari nga tifozët
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vendosi që të shpall Lojtarin më të mirë të zgjedhur nga tifozët për stinorin vjeshtor në Art Motion Superligë. Basketbollistët e nominuar ishin: Drilon Hajrizi (Trepça), Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli), Dardan Berisha (Peja), Ivan Koljeviq (Prizreni 16) dhe Julien Leëis (Bashkimi). Dardan Berisha mori më shumë vota, gjithsej 519, duke u renditur në vendin e parë. Pas tij në vendin e dytë ishte Drilon Hajrizi me 337 vota, Erjon Kastrati ishte i treti me 255 vota, Julien Lewis mori 77 dhe Ivan Koljevq 71.
Kapitenia e Penzës më e votuara nga tifozët te femrat
Te femrat, lojtaret e nominuara ishin Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku nga Prishtina, Valbona Bytyqi dhe Rael Whitsitt të Penzës dhe Irma Konjusha nga Bashkimi. Basketbollistja më e votuar nga tifozët ishte kapitenia e Penzës, Valbona Bytyqi me 714 vota, duke u renditur në vendin e parë. E dyta ishte Irma Konjusha e Bashkimit me 365 vota. Arbnore Përquku u radhit e treta me 102 vota, kurse pas saj ishte Rael Whitsitt me 95 dhe Sarah Mgbeike me 43.
Më 8 e 9 janar u mbajt FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët e basketbollit
Më 8 dhe 9 janar është mbajtur FIBA SCOD Klinika për gjyqtarët e basketbollit. Në këtë Klinikë pjesëmarrës kanë qenë 48 gjyqtarë nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së. FIBA SCOD Klinika është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional Faton Kurshumlija, Instruktori i Gjyqtarëve të FIBA-s, Gjorgi Piperkov dhe Profesori për përgatitje mentale nga Universiteti Pamukale – Denizli, Ridvan Ekmekçi. Në “Zoom Online” të gjithë pjesëmarrësve i është drejtuar Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakic, i cili ri-përsëriti rëndësinë e implementimit të FIBA SCOD Projektit, ku shumë lartë vlerësoi investimet e FBK-së, gjyqtarët, punën e FIBA Instruktorit Nacional, Faton Kurshumlija, FIBA Instruktorit Gjorgi Piperkov, në organizimet e Klinikave dhe trajnimeve tjera, ku FBK e ka renditur si udhëheqëse e SCOD Projekteve nga shtetet e vogla. Gjithashtu është zhvilluar Testi nga Rregullat e Basketbollit nga FIBA Instruktori Nacional Faton Kurshumlija dhe është udhëhequr nga SHGJFBK, ku 48 gjyqtarë i janë nënshtruar testimeve, ku nga 25 pyetje, 20 ka qenë të obliguara të jenë të sakta.
Fetahu e vlerësoi lartë organizimin e “Tryezës së Sportit” nga MKRS
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka marrë pjesë në ngjarjen dy ditore “Tryeza e Sportit” që është organizuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës në Brezovicë më 22 e 23 janar, ku akterët më të lartë vendor të komunitetit sportiv, diskutuan tema të ndërlidhura me këtë fushë, me qëllim të ndërtimit të vizionit për të ardhmen e zhvillimit të sportit në Kosovë: “Organizimi i ‘Tryezës së Sportit’ është një vendim më se i qëlluar dhe FBK e ka mirëpritur ndarjen e informatave dhe ftesën për të ndikuar direkt në planin operativ të këtij viti”, ka thënë Fetahu. Në përmbyllje të tryezës dy ditore, mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, për të ritheksuar vëmendjen dhe dedikimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fushën e sportit.
Prej 9 deri më 13 shkurt u organizua Final 8 i Kupës, spektakël në Pejë
Final 8 i Kupës së Kosovës u zhvillua në Pejë, ku u emërua Agim Lluka, për nder të të ndjerit, i cili ka dhënë kontribut të madh në basketbollin pejan dhe të Kosovës në përgjithësi.
Ngjarja është mbajtur nga 9 deri më 13 shkurt 2022. Gjithçka filloi me një ceremoni spektakolare, ndërsa vazhdoi me ndeshje interesante, ku tetë skuadrat e elitës u përballën mes vete dhe në fund triumfoi Trepça, që në finale mundi Bashkimin. Ky ishte trofeu i parë për mitrovicasit pas një dekade. MVP i turneut është zgjedhur Drilon Hajrizi, çmim të cilin ia ndau djali i të ndjerit Agim Lluka, Rron Uka.
Ndërkohë, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ia dorëzoi trofeun e Kupës, kapitenit të Trepçës, Valdrin Haxhiu.
Përveç skuadrave të elitës garuan edhe katër skuadrat më të mira të Superligës së Femrave dhe katër më të mirat e Ligës së Parë. Te femrat triumfoi Bashkimi, që në finale mundi Prishtinën.
Medaljet i kanë ndarë kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, kryetari i KB Peja, Fatmir Gashi dhe dy anëtarët e Bordit të FBK-së, Valton Bilalli dhe Leart Hoxha.
MVP e turneut është shpallur Sara Vraniqi, çmim të cilin ia ndau Linda Shala, nënkryetare e FBK-së.
Ndërkohë, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ia dorëzoi Kupën, kapitenes së Bashkimit, Ulpiana Emra.
Në Ligën e Parë, fitoi skuadra e New Basket, ndërsa MVP u shpall Hajriz Hajzeri.
Më 15 shkurt u tërhoq shorti për garat ndërkombëtare ku garon Kosova
Më 15 Shkurt në Freising të Gjermanisë u hodh shorti për FIBA Kampionatet Evropiane e kategorive të reja, si dhe për Shtetet e Vogla. Në këtë short kanë qenë pjesëmarrëse edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, njëkohësisht si anëtare e Komisionit e të Rinjve në FIBA Europe, si dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3 në FBK. Dushku e hodhi shortin për FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla te meshkujt, për Divizionin C për U18 te meshkujt, si dhe U16 për meshkujt, që është zhvilluar në Kosovë.
Më 21 shkurt, Junior NBA u zyrtarizua në Kosovë
Më 21 Shkurt drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pritur Jiri Welsch, ambasador i Junior NBA dhe ish-basketbollist i NBA-së, si dhe Adrian Carrion, përgjegjës i Jr NBA për Kosovë. Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku dhe Drejtorin Teknik, Arben Krasniqi kanë mirëpritur Welsch dhe Carrion, ndërsa kanë biseduar për fillimin e një projekti shumë të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, fillimin e Junior NBA Kosova.
Welsch dhe Carrion kanë falënderuar drejtuesit e FBK-së për mikpritje dhe bashkëpunimin e ngushtë, që u finalizua me Junior NBA Kosova. Welsch dhe Carrion kanë mbajtur një stërvitje me fëmijët kosovarë. Ata gjatë stërvitjes me djem dhe vajza iu kanë treguar atyre se sa e rëndësishme është shoqërimi mes vete dhe integrimi, ndërsa fëmijët basketbollistët e rinj kanë pasur mundësi të mësojnë shumë nga ata.
Më 22 shkurt në ceremoni zyrtare u hodh shorti për Junior NBA Kosova
Më 22 Shkurt ka filluar një projekt shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, Junior NBA Kosova.
Me një ceremoni zyrtare është hedhur shorti për Junior NBA Kosova. 30 Shkolla Fillore të gjeneratës 11-14 vjeç janë ndarë në dy Konferenca, apo gjashtë Divizione. Tetë më të mirat e Konferencës kualifikohen në “Play-off” dhe më pas zhvillohet “Final Four”, ku shpallet skuadra kampione.
Hapjen e Draft Shortit, e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
Në short ishin edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ish basketbollisti i NBA-së, Jiri Welsch, ambasador i Junor NBA, si dhe Adrian Carrion.
Më pas është bërë hedhja e shortit, ku 30 Shkolla Fillore janë ndarë në Divizione e Konferenca, varësisht nga regjionet që janë.
Më 24 shkurt, FIBA dhe FBK e bën rishikimin e 12 mujorit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025
Përgjegjësja për Federatat Nacionale në FIBA Evropë, Radmila Turner dhe eksperti për strategji dhe marketing i organizatave sportive, Geoff Wilson më 24 shkurt i kanë vizituar zyrat e reja të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Me këtë rast ata kanë zhvilluar një takim pune me Kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku. Turner dhe Wilson i kanë përgëzuar krerët e FBK-së me punën e bërë në vitin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 dhe të arriturat në kuadër të këtij plani.
Më 26 e 27 shkurt u mbajt Seminari për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Klubeve
Në Prishtinë më 26 dhe 27 shkurt u mbajt Seminari për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Klubeve të FBK-së. Ky Seminar u organizua nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Hapjen e Seminarit e ka bërë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
Ligjërues në Seminari ishin ekspertë të angazhuar nga FIBA: Geoff Wilson, Maeve Buckley dhe Gustavo Arellano.
Temat pr të cilat ata/o kanë ligjëruar:
- Menaxhimi i brendit dhe angazhimi digjital me tifozë.
- Veprimet në ditën e ndeshjes dhe angazhimi me tifozë në ditën e ndeshjes.
- Sponsorizimi dhe investimet nga sektori publik.
Kjo ishte hera e parë që FIBA e organizon një Seminar për Klube në bashkëpunim me një Federatë Nacionale, e në këtë rast me atë të Kosovës.
Kosova pëson nga Norvegjia dhe Danimarka
Kosova ka pësuar humbje nga Norvegjia me rezultat 92:95 (27:15, 19:16, 18:25, 17:25, 11:14), më 27 shkurt në Mitrovicë.
Dardanët kishin epërsi deri në 19 pikë, por e lëshuan dhe ndeshja shkoi në vazhdime ku fituan nordikët 92:95.
Kosova pësoi humbje edhe nga Danimarka me rezultat 105:71 (26:19, 20:17, 30:17, 29:18), në ndeshjen e Grupit C të rrethit të parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025 të luajtur më 30 qershor si mysafirë në Danimarkë.
Prishtina fiton titullin e parë dhe historik të Ligës Unike
Më 24 mars, Prishtina ka mundur Penzën me rezultat 65:66 (21:17, 12:24, 10:12, 22:13), në finalen e Ligës Unike për femra. Ky ishte edicioni i parë dhe historik i kësaj gare te femrat, duke shkuar në klubin bardhekaltër.
MVP është shpallur Stasha Carey, që e përfundoi ndeshjen me 15 pikë e 16 kërcime, çmim të cilin e ndau nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ndërsa medaljet i kanë ndarë Elvira Dushku, anëtare e Bordit Drejtues të Ligës Unike, Granit Rugova, Drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës, Linda Shala nënkryetare e FBK-së dhe Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.
Ndërkohë, trofeun e Kupës, kapitenes së Prishtinës, Arbnore Përquku ia dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Kryetari i FSHB-së, Avni Ponari.
Më 26 mars u mbajt Kuvendi i Punës së FBK-së
Më 26 mars është mbajtur Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 26 delegatë nga 39 sa janë gjithsej.
Në Kuvend është folur për punën që është bërë nga Federata e Basketbollit e Kosovës në vitin 2021, si dhe është diskutuar për punët që janë në plan për vitin 2022.
Në fillim është bërë Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës 30.03.2021, më pas, duke vazhduar në pikat tjera, Raporti i Punës për 12 mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025, ku ka folur Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2021 nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Raporti i Auditimit për vitin 2021 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Draft Plani i Veprimit 2022 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Draft Plani Financiar 2022 nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Draft Plani i Marketingut 2022 nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar njëzëri dhe nuk kishte kundërshtime, ndërsa delegatët kanë diskutuar për pika të ndryshme, në të mirë dhe zhvillimit të basketbollit të Kosovës.
FBK i bashkohet kampanjës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i është bashkuar kampanjës me letër të bardhë, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Ky aktivitet është organizuar më 14 prill në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Aktivitetet të shumta janë organizuar me fëmijë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, ndërsa FBK e ka përkrahur, duke dërguar trajnerët për këtë ngjarje.
Nga Federata e Basketbollit e Kosovës kanë marrë pjesë Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive e FBK-së dhe trajnerët Valentin Spaqi, Driton Obërtinca, Agnesa Robaj dhe Egzon Uka.
Kampanja me letër të bardhë ka nisur më 6 Prill, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Ngritja lartë e letrës së bardhë, simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë.
Turneu i YDF-së
Kosovë
Në Kosovë, përkatësisht Therandë, nga 9 deri më 12 Prill është organizuar turneu në kuadër të programit FIBA Europe Youth Development Fund (YDF) për grupmoshat U14 te meshkujt dhe femrat. Vashat fituan ndaj Maqedonisë Veriore dhe Turqisë, duke pësuar nga Rumania dhe Bullgaria, kurse djemtë pësuan vetëm nga Bullgaria, duke mundur Rumaninë, Maqedoninë Veriore dhe Turqinë.
Bullgari
Në turneun e YDF-së në Bullgari, vashat e Kosovës shënuan një fitore (ndaj Maqedonisë Veriore), ndërsa pësuan nga Turqia, Bullgaria dhe Rumania. Kosova te meshkujt e përfundoi turneun me tri humbje e një fitore, ku mundi Maqedoninë Veriore, ndërsa pësoi nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia.
Rumani
Te femrat, Kosova mundi Turqinë dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa kanë pësuar nga Rumania dhe Bullgaria. Edhe meshkujt e përfunduan turneun me dy fitore e dy humbje. Fituan ndaj Turqisë dhe Bullgarisë, ndërsa pësuan nga Maqedonia Veriore dhe Rumania.
Turqi
Kosova këtë turne e mbylli me dy fitore në konkurrencën e meshkujve dhe dy humbje, kurse femrat kanë arritur vetëm një fitore, atë ndaj Maqedonisë Veriore dhe tri humbje.
Penza, kampione e Kosovës
Penza e ka mundur Prishtinën më 22 prill me rezultat 79:62 (21:18, 14:19, 25:5, 19:20), në ndeshjen e katërt finale të “Play-off”-it të Superligës së Femrave, duke u shpallur kampione e Kosovës dhe mbrojti titullin e fituar edicionin e kaluar. Vashat pejane fituan 3:1 në serinë finale dhe u stolisën me titullin e kampionit. Medaljet e argjendta i kanë ndarë anëtarët e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu dhe Dardan Kasapolli, kurse medaljet e arta i kanë ndarë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.
Festë në Pejë, shpallet kampion i Ligës Unike
Peja ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 72:87 (19:23, 15:26, 19:20, 19:18), për tu shpallur për herë të parë kampion i Ligës Unike. Në një spektakël të madh të basketbollit, pikërisht në Pejë më 20 e 21 prill, verdhezinjtë arritën trofeun e parë për këtë edicion, duke mundur Yllin, që edicionin e kaluar kishte fituar këtë garë. Spektakli u zhvillua në Pejë. Verdhezinjtë në gjysmëfinale kishin mundur Prizrenin 16, ndërsa therandasit kishin eliminuar Teutën e Durrësit. Vendi i tretë u takoi prizrenasve. MVP është shpallur Dardan Berisha, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Sekretari i Përgjithshëm i FBSH-së, Korab Llazani. Ndërkohë, trofeun e kupës, Berishës, ia kanë dorëzuar kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.
Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në kampin elitar të Evropës dhe Lindjes së Mesme të JR NBA
Kosova për herë të parë ishte pjesëmarrëse në kampin elitar të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Përfaqësues nga Kosova ishin Arben Krasniqi, në cilësinë e trajnerit, basketbollistja Malvina Haziri dhe basketbollisti Yll Kastrati. Kampi u zhvillua nga 4 deri më 7 Maj në Stella Azzurra në Romë. Ky kamp përfshiu 60 djem dhe vajza të moshave 13-14 vjeç nga 25 vende nga Evropa dhe Lindja e Mesme, ku aktualisht funksionojnë programet e NBA Jr.
“Ekipa e Zezë” dhe “Deja Vu” fitojnë në turneun selektiv në 3×3
Më 7 maj është zhvilluar turneu selektiv në 3×3, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Te meshkujt, 11 ekipe janë ndarë në katër grupe, me nga tri skuadra, një me dy, kurse më pas janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja e madhe.
Ndeshjet në Margiona Residencë kanë qenë interesante, me aksione të bukura, ndërsa është ndjekur nga një numër i kënaqshëm i tifozëve, që kanë pasur mundësi të shohin sfida interesante në 3×3. Pas shumë përballjeve interesante, është zhvilluar finalja e madhe mes “Ekipa e Zezë” dhe Grapleand, ku “Ekipi i Zezë” shënoi fitore 15:11. Te femrat është zhvilluar finalja ndërmjet “Deja Vu” dhe “Masterpices”, ku ekipi i “Deja Vu” kanë shënuar fitore me rezultat 19:12.
Prej 6 deri më 8 maj u mbajt Seminari i Dytë për klubet e FBK-së
Më 6-7-8 Maj është mbajtur Seminari i Dytë për Klubet, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga klubet e Kosovës.
Seminari ishte treditor, ndërsa qëllimi ishte zhvillimi dhe fuqizimi i klubeve të basketbollit.
Dita e parë: Ligjëruan ekspertët nga FIBA, Pedro Correia dhe Florian Pasquet me temat Licencimi i Klubeve dhe Qeverisja dhe Menaxhimi Financiar i Ligës.
Dita e Dytë: Ligjëruan Pedro Correia dhe Florian Pasquet me temat: Qeverisja dhe Menaxhimi Financiar i Klubeve dhe Rrugëtimi i Lojtarëve.
Dita e Tretë: Ka ligjëruar Geoff Wilson me temën: Planifikimi Operacional dhe Hapat e Ardhshëm.
FIBA lavdëron punën që FBK po e bën për Fuqizimin e Klubeve
Më 21 maj në Vilnius në organizim të Federatës së Basketbollit të Lituanisë dhe FIBA Evropës u organizua Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës për vitin 2021, në të cilën Asamble të pranishëm kanë qenë edhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.
Në Asamblenë e Përgjithshme është raportuar nga krerët më të lartë të FIBA Evropës për punën e bërë në vitin e kaluar dhe për punën e bërë në katër muajt e parë të vitit 2022, ndërsa të pranishëm në këtë event kanë qenë edhe Presidenti i FIBA Botës, Hamane Niang dhe Sekretari Gjeneral, Andreas Zagklis.
Në fjalimin e tij, Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis e ka theksuar punën që Federata e Basketbollit e Kosovës është duke e bërë në implementimin e Planit Strategjik 2021-2025 duke thënë se është shembull që duhet ndjekur nga organizatat tjera.
Ndërkaq Kamik Novak, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës në raportin e tij të punës e ka prezantuar punën që FBK është duke e bërë në Fuqizimin e Klubeve, duke i vënë theks të veçantë organizimit të dy seminareve në bashkëpunim me FIBA-n dhe duke e përgëzuar kështu FBK-në për gatishmërinë dhe vullnetin e treguar në zhvillimin dhe fuqizimin e klubeve të saj. Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu pas përfundimit të Asamblesë për faqen zyrtare të FBK-së ka deklaruar: “Sigurisht se jemi të lumtur që në mesin e të gjitha Federatave anëtare të Evropës kemi qenë ne ata që kemi marrë lëvdata për punën që po e bëjmë në implementimin e Planit Strategjik, dhe kjo gjë ne na motivon për të punuar edhe më shumë. Pas përfundimit të finaleve të play-offit do të punojmë edhe më shumë me klubet tona, do t’i takojmë për ti dëgjuar për peripecitë që i kanë pasur gjatë edicionit, si dhe së bashku do të punojmë në atë drejtim që të përmirësohemi dhe të përgatitemi sa më mirë për edicionin e ri”.
Duhet theksuar se numri një i FBK-së dhe Sekretarja e Përgjithshme gjatë qëndrimit në Vilnius kanë pasur takime me krerët më të lartë të FIBA Botës, FIBA Evropës dhe me Federata të ndryshme nacionale ku kanë diskutuar për projekte të ndryshme dhe për zhvillimin e basketbollit në përgjithësi.
Indiana Peacers (Hasan Prishtina-Prishtinë), kampion i parë i JR NBA i Kosovës
Më 21 maj në palestrën “Don Bosko” është mbajtur Final 4 i JR NBA Kosovës, ku janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe. Ky ishte edicioni i parë dhe historik i kësaj gare, që u organizua nga Federata e Basketbollit e Kosovës, një projekt madhor për zhvillimin e talenteve të basketbollit dhe duke iu bashkuar shumë shteteve që e kanë këtë ligë. Në fillim ishin 30 Shkolla Fillore të moshës 11-13 vjeç, djem dhe vajza në një ekip, ku janë ndarë në dy Konferenca, Lindore dhe Perëndimore, apo gjashtë Divizione. Më pas tetë më të mirat e secilës konferencë luajtën në çerekfinale e gjysmëfinale, për të dhuruar katër skuadrat më të mira. Në finale Indiana Peacers ka shënuar fitore ndaj Golden State 53:34, ku pothuajse gjatë gjithë kohës ishte duke udhëhequr. Skuadrat humbëse të gjysmëfinaleve janë stolisur me medaljet e bronzta, vendit të dytë i kanë takuar medaljet e argjendta, kurse vendit të parë, unazat e kampionit.
FBK dhe Policia e Kosovës shënojnë 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të përkrahur nga Komuna e Prishtinës, kanë organizuar turneun në 3×3, për 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë dy ekipe të përzgjedhura nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe dy ekipe nga Policia e Republikës së Kosovës. Ekipet kanë qenë në të dyja konkurrencat, dhe gjatë ndeshjeve ekipet ishin mikse (të përziera), ku rezultati ishte në plan të dytë. Janë zhvilluar dy ndeshje në të dyja konkurrencat dhe më pas finalja. Këtë aktivitet e kanë madhështuar fëmijët e pranishëm, pikërisht për nder të tyre. Fëmijët kanë përcjellur të gjitha ndeshjet, duke i dhënë më shumë jehonë kësaj ngjarje.
Golden Eagle Ylli, kampion i Kosovës
Më 2 qershor, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore me rezultat 70:64 (22:18, 17:16, 13:16, 19:13) ndaj Trepça së Mitrovicës, finalja e katërt e Play-offit, që u zhvillua para 3 mijë shikuesve në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. Në një ndeshje shumë interesante, therandasit fituan në fund 70:64, për të triumfuar 3:1 në finale dhe për të mbrojtur titullin e kampionit, ndërsa një edicion më herët kishte mundur Pejën në finale.
Kupën kapitenit të Yllit, Gëzim Morinës ia ndanë kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku.
Djemtë dhe vashat dardane regjistrojnë nga një fitore në parakualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3
Kosova ka zhvilluar ndeshjet në kuadër të parakualifikimet për FIBA Europe Cup në 3×3 më 4 e 5 qershor në Larnaca të Qipros. Te femrat Kosova është përfaqësuar nga Saranda Daci, Arbnore Përquku, Irma Konjusha dhe Etna Rexhepi, kurse te meshkujt, Edmond Kryeziu, Arion Balluku, Visar Ejupi dhe Rron Dahsyla.
Djemtë dardanë këto gara i nisën me fitore duke mposhtur Shqipërinë me rezultat 13:10. Në ndeshjen e dytë dardanët u përballën me Irlandën, ku pësuan me rezultat 21:13. Edhe në ndeshjen e fundit Kosova ishte e pafat pasi që u mposht edhe nga Luksemburgu me rezultat 10:19. Kurse vashat nga Kosova kualifikimet për FIBA Europe Cup në 3×3 i filluan me humbje ndaj Irlandës me rezultat të ngushtë 16:13. Fitoren e parë dardanet e shënuan ndaj Andorrës, duke i mposhtur me rezultat 12:9. Kjo ishte fitorja e parë për Kosovën te femrat në pjesëmarrjen e dytë në 3×3. Ndërsa në ndeshjen e fundit vashat nga Kosova pësojnë humbje nga Malta me rezultat 14:12.
Krasniqi dhe Hasani pjesë e Konventës së Minibasketbollit në Hungari
Drejtori Teknik i Qendrës Nacionale Arben Krasniqi dhe Menaxherja e Eventeve dhe e Basketbollit 3×3, Artina Hasani kanë marrë pjesë në Konventën e Minibasketbollit e cila është organizuar në kuadër të FIBA Evropës. Konventa u mbajt në Pecs të Hungarisë nga datat 9 deri më 12 qershor 2022. Drejtori Krasniqi dhe Menaxherja Hasani u certifikuan si administrator të minibasketbollit në Kosovë.
Në këtë konventë morën pjesë 50 anëtarë përfshirë të gjithë Federatat që janë në Evropë, ky është viti i parë i kësaj konvente ndërsa konventa e radhës mbahet në vitin 2024.
Krasniqi dhe Hasani janë shprehur të lumtur që ishin pjesë në Konventën e Minibasketbollit ku do të përfaqësojnë Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, pjesë e programit prestigjioz – MESGO
Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku 30 qershor është pranuar në Programin Ekzekutiv për Mjeshtër në Qeverisjen Globale për Sport (The Executive Master in Global Sport Governance – MESGO).
MESGO është një program unik i krijuar për profesionistët e sektorit të sportit që dëshirojnë të zotërojnë dimensionet komplekse dhe diversitetin e praktikave ndërkombëtare që lidhen me sportin profesional në nivel ndërkombëtar.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, krahas mbështetjes së fuqishme për pjesëmarrje në këtë program nga ana e krerëve të FBK-së, ka marr mbështetje edhe nga FIBA Bota, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Programi MESGO do të zgjasë dy (2) vjet 2022-2024 dhe i ka gjithsej 9 sesione, të cilat do të mbahen në vende të ndryshme të botës, derisa ceremonia e diplomimit do të organizohet në Nyon të Zvicrës në vjeshtën e vitit 2024.
Kosova me një fitore e tri humbje në Qipro
Vashat e Kosovës A për herë të dytë kanë marrë pjesë (28 qershor-3 korrik) në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që sërish u organizua në Nicosia të Qipros.
Dardanet mposhtën thellë Andorrën me rezultat 77:56, ndërsa pësuan nga Qipro, Norvegjia dhe Malta.
Astera Tuhina, në Top 5 të Evropianit
Një sukses të jashtëzakonshëm ka arritur basketbollistja e talentuar kosovare, Astera Tuhina, që ka hyrë në Top 5 të FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla që u mbajt prej 28 qershor deri më 3 korrik në Nicosia të Qipros. Kosova arriti një fitore e tri humbje, ndërsa Qipro siguroi titullin me katër fitore. Astera kishte mesatare prej 11 pikëve për ndeshje, shtatë kërcimeve dhe 5.3 asistimeve. Tuhina është 17-vjeçare dhe një nga shpresat e basketbollit të Kosovës.
Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë i Evropianit
Kosova U18 te meshkujt mori pjesë në Rumani, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B (29 qeshor-7 korrik). Dardanët shënuan pesë humbje radhazi në dy fazat e grupeve, e më pas nga Irlanda 72:73, kurse fitorja e parë dhe e vetme erdhi ndaj Qipros me shifrat 90:74. Shënuesi më i mirë i këtij Evropiani ishte Bardh Istrefi me 156 pikë në total, apo me mesatare prej 22.3 pikëve për ndeshje.
Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj pjesë e “Samitit Evropian të Basketbollit të Grave të FIBA-s”
Irma Konjusha dhe Agnesa Robaj (7-8 korrik) kanë marrë pjesë në projektin “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të trajnereve dhe gjyqtareve femra”, duke përfaqësuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e femrave. Konjusha ka marrë pjesë si gjyqtare, ndërsa Robaj si trajnere. FBK i kushton shumë rëndësi basketbollit të femrave dhe pikërisht me pjesëmarrjen në këtë event synon ngritjen e profesionalizimit te femrat. FIBA Europe në partneritet me Bashkimin Evropian dhe disa Federata Kombëtare Evropiane, është duke zhvilluar një projekt: “Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të trajnereve dhe gjyqtareve femra”.
Evropiani në Prizren: Edhe një super organizim nga FBK
Nga 12 deri më 17 korrik u mbajt FIBA Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U16. Në këtë Evropian morën pjesë tetë shtete, që ishin ndarë në dy grupe. Dardanët e rinj të Kosovës u renditën në vendin e katërt, kurse medalja e bronztë i takoi Shqipërisë. Kampion në Prizren është shpallur Andorra, që mundi Armeninë në finale, 84:65. Ndërkohë, çmimi MVP i ka takuar Gregori Mogojan të Armenisë, që e ka ndarë Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Evropiani ka qenë i organizuar shumë mirë, duke marrë lëvdata nga FIBA, duke dëshmuar që FBK është super organizatore e ngjarjeve vendore dhe ndërkombëtare.
U20 e femrave e 15-ta, por me një fitore sensacionale
Kosova është renditur e 15-ta në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20, që u zhvillua në Maqedoninë Veriore (9-17 korrik). Në ndeshjen për vendin e 15-të, vashat Dardane ishin më të mira se armenet, dukë fituar 64:70, ndërsa gjatë turneut kishin regjistruar një fitore sensacionale, duke mposhtur Kroacinë me rezultat 60:63.
Kosova U20 e meshkujve me dy fitore
Kosova U20 e meshkujve mori pjesë (9-14 korrik) në Gjeorgji, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B. Dardanët kishin tri humbje e një fitore në grup (ndaj Austrisë), ndërsa më pas mundën Rumaninë, kurse pësuan nga Hungaria dhe Gjeorgjia për tu renditur në vendin e 12-të.
Kursi i trajnerëve – NIVELI 1, i mirëseardhur për trajnerët vendorë
Nga 1 deri më 13 korrik Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ka organizuar Kursin e Nivelit të parë sipas standardeve të FIBA-s. Në këtë kurs kanë marrë pjesë dy grupe nga 15 trajnerë, të cilët pas përfundimit në bazë të vlerësimeve janë pajisur me licencë të Nivelit 1 të FIBA-s. Ligjërues ka qenë Nour Amri, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit).
Garë e jashtëzakonshme në Prishtinë, triumfon Antwerp
Më 16-17 korrik u zhvillua gara e FIBA 3×3 Prishtina Challenger. Dy ditë me spektakël të basketbollit 3×3 dhe muzikës, Prishtina ishte në qendër të vëmendjes me një turne madhor dhe spektakolar. 14 skuadra morën pjesë, fillimisht në grupe, më pas në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja, mes Antwerp të Belgjikës dhe Friburg të Zvicrës, ku belgët triumfuan pas vazhdimeve 18:17.
Mbahet Kampi Nacional i Basketbollit
Nga 25 deri më 30 korrik është mbajtur Kampi Nacional i Basketbollit, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Kampi u organizua në të dyja konkurrencat, ku marrin pjesë 24 djem dhe 24 vajza të lindur më 2009-2010.
Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.
Kampi organizohet çdo vit nga FBK, që iu kushton mjaft rëndësi gjeneratave të reja në të dyja konkurrencat.
Spaqi në Izmir e vazhdoi programin FECC
Trajneri kosovar, Valentin Spaqi në gusht të këtij viti ka qenë pjesë e programit FIBA Europe Coaching Certificate (FECC) që është mbajtur në Izmir të Turqisë. Së fundi në programin FECC është certifikuar Gyltekin Selimi, ndërsa më herët edhe trajnerët si Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, gjithashtu janë certifikuar nga ky program, të propozuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Vazhdon projekti i FIBA Europe Youth Development Fund
Federata e Basketbollit e Kosovës dhe FIBA e kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet të projektit FIBA Europe Youth Development Fund. Ky projekt është planifikuar që të krijojë përvojë ndërkombëtare për komunikim kulturor për fëmijët e përzgjedhur, trajnerët dhe menaxherët të cilët kanë potencial në basketboll.
FBK dhe FIBA Europe kanë bashkëpunim nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale tek lojtarët.
Shpërblehet FBK
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është në mesin e pesë (5) Federatave Nacionale që është shpërblyer nga FIBA Evropa për angazhimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në promovimin dhe vizibilitetin e kampanjës “Her World, Her Rules”. FBK së bashku me Federatën e Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Rumanisë janë shpërblyer me nga 5,000 euro për përkushtimin në kuadër të kampanjës, përderisa për vitin kalendarik Shtator 2022 – Korrik 2023, FBK nga ky projekt do të përfitojë 28,000 euro.
Mbahet turneu Street Fest 2022
Për dytë me radhë, më 15 dhe 16 shtator është zhvilluar turneu në streetbooll “Street Fest 2022” në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës.
Turneu u organizua nga organizata “Sport4all”, i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
Të enjten është bërë hapja solemne e ceremonisë, ku ka folur edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, duke u shprehur e kënaqur që kanë mbështetur këtë aktivitet, pasi një ndër prioritetet e FBK-së është masivizimi i basketbollit 3×3, sidomos për vajzat dhe djemtë e rinj.
Më pas janë zhvilluar ndeshjet për juniorët, femrat dhe seniorët. Spektakli ka vazhduar të premten, më 16 shtator, ku u zhvilluan finalet te pionierët, kadetët, juniorët, femrat dhe seniorët. Një ndeshje speciale u zhvillua mes personave me aftësi të veçanta.
Për dy ditë me radhë kishte muzikë, vallëzim, streetboll dhe lojëra shpërblyese.
Ylli përfundon aventurën evropiane me një fitore
Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli më 21 shtator për herë të parë mori pjesë në garat evropiane. Therandasit fillimisht ishin në kualifikimet e Basketball Champions League, ku pësuan nga Benfica, ndërsa më pas garuan në grupet e FIBA Europe Cup, ku ishin në grup me dy skuadrat gjermane, Bamberg dhe Niners, si dhe izraelitët e Hapoel-it. Ylli e përfundoi aventurën evropiane më një fitore në Bamberg të Gjermanisë, si dhe pesë humbje.
Mahmuti dhe Toijala ligjëruan para trajnerëve të Kosovës
Trajnerët e mirënjohur evropianë, Oktay Mahmuti dhe Jukka Toijala kanë ligjëruar para trajnerëve të Kosovës (24 dhe 25 shtator) në Klinikën e Trajnerëve të Basketbollit, që u organizua nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës. Trajneri i mirënjohur, Mahmuti, ka folur në pjesën e parë të Klinikës për Mbrojtjen Individuale, duke treguar se si të jetë më e suksesshme. Ndërkohë, Jukka Toijala ka folur ka ligjëruar për Zhvillimi Afatgjatë i Basketbollstëve, duke marrë shembullin nga Modeli i Akademisë së Helsinkit. Në ditën e dytë, Mahmuti ka ligjëruar me temën Sulmi Pick & Roll, kurse Toijala ka ligjëruar me temën Ndërtimi i Koncepteve të Sulmit të Përfaqësueses së Estonisë.
Spektakël evropian në Mitrovicë
Trepça ishte organizatore e Grupit A kualifikues në FIBA Europe Cup prej 27 deri më 30 shtator. Për mitrovicasit kjo ishte hera e parë që organizuan një event të tillë. Provimi u dha me sukses. Gjashtë skuadra morën pjesë, ku në fund Sporting dhe Anwerp u kualifikuan tutje, kurse ‘Xehetarët’ pësuan në çerekfinale nga Gottingen.
Sigal Prishtina eliminohet nga FIBA Europe Cup
Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Kalev/Cramo më 28 shtator me rezultat 98:61 (19:16, 30:23, 24:11, 25:11), në gjysmëfinale të kualifikimeve të Grupit B në FIBA Europe Cup.
Perioda e parë ishte kryesisht e barabartë, ku prishtinasit ishin duke fituar 10:14, por estonezët kundërpërgjigjen me një seri prej 7:0, ndërsa çereku i parë përfundoi 19:16. Kryeqytetasit e nisën më mirë periodën e dytë, për të kaluar në epërsi 32:37, por më pas skuadra nga Estonia hyri sërish në një seri të suksesshme, për të kaluar në epërsi 43:37, duke shkuar më pas në pushim me rezultat 49:39.
Estonezët ishin më të mirë në pjesën e dytë, për të thelluar epërsinë, dhe për të triumfuar në fund 98:61.
Miratohen ndryshimet në Statutin e FBK-së
Më 1 tetor është mbajtur Kuvendi Statutar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Fillimisht është bërë Zgjedhja e Trupave Punues: Kryesisë së Punës, Komisionit Verifikues dhe Procesmbajtësit dhe më pas është bërë Aprovimi i procesverbalit të mbledhjes së Kuvendit të Punës të datës 26.03.2022. E fundit dhe kryesorja për çka është thirrur ky Kuvend, janë miratuar Ndryshimet Statuare në FBK.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka treguar në hollësi të gjitha ndryshimet statuare që janë kërkuar të bëhen dhe delegatët unanimisht kanë votuar pro këtyre ndryshimeve.
Në këtë Kuvend ishin të pranishëm 33 delegatë nga 40 sa janë gjithsej.
Sekretari Gjeneral i FIBA Botës vizitoi FBK-në
Njeriu i parë i basketbollit në botë, Andreas Zagklis ka vizituar Kosovën më 6-7 tetor.
Zagklis fillimisht ka vizituar Federatën e Basketbollit të Kosovës, ku është takuar me drejtuesit e FBK-së, Arben Fetahun, kryetar i FBK-së dhe Elvira Dushkun, Sekretare e Përgjithshme.
Sekretari Gjeneral i FIBA Botës është njoftuar me stafin e FBK-së dhe ka parë nga afër zyrat se, ku punojnë dhe çfarë pune bëhet për basketbollin e Kosovës. Zagklis është shprehur shumë i kënaqur me pritjen që i është bërë.
Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës në Kosovë, së bashku me drejtuesit e FBK-së, janë takuar me krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe janë takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, kurse takimi i fundit i Sekretarit Gjeneral të FIBA Botës, Andreas Zagklis në Kosovë ishte me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Zagklis ka theksuar se basketbolli, gjegjësisht FBK-ja ka nevojë për ndihmë institucionale për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë dhe duhet shikuar mënyra se si të përkrahen këto projekte, që janë shumë të rëndësishme dhe jetike për zhvillimin e basketbollit në Kosovë. Ai po ashtu ishte i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare në Mitrovicë ndërmjet Trepcës dhe Tiranës.
Trepça triumfoi mes spektaklit në Mitrovicë
Trepça ka triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare më 6 tetor. Kjo është hera e parë që mitrovicasit triumfojnë në këtë garë.
‘Xehetarët’ triumfuan në finalen kundër Tiranës me shifrat 52:92. Sfida finale u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozët mitrovicas, që kishin përgatitur edhe një koreografi speciale me legjendat e historisë shqiptare, Skënderbeu, Adem Jashari dhe Isa Boletini. Takimin e ka përcjellë nga afër Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis.
MVP i finales është shpallur Erjon Kastrati, çmim të cilin ia dorëzoi Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari i kanë ndarë medaljet e arta, ndërsa Nënkryetarja e Bordit Ekzekutiv të FBK-së, Linda Shala, Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Korab Llazani dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku i kanë ndarë medaljet e argjendta. Ndërkohë, trofeun e Kupës e ka dorëzuar Ilir Trebicka, Kryetar i Bordit Drejtues të Ligës Unike. Gjithashtu edhe gjyqtarët e finales janë nderuar nga Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.
Fetahu dhe Braha pjesëmarrës në Punëtorinë Rajonale “Integriteti në Sport”
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, njëherësh edhe anëtar i Këshillimit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës e Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive dhe Vlora Braha, Person për Integritet në FBK (SPOC-Single Point of Contact for Integrity) kanë marrë pjesë në Punëtorinë Rajonale “Integriteti në Sport”, që u organizua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe INTERPOLI prej 4 deri më 6 tetor në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
IOC dhe INTERPOLI do të vazhdojnë implementimin e Projektit Global të Ndërtimit të Kapaciteteve dhe Trajnimit për të forcuar aftësitë operacionale rreth manipulimit të konkurrencës dhe korrupsionit në sport. Kjo Punëtori u organizua për të forcuar zbatimin e ligjit në qeveritë dhe organizatat sportive.
Punëtoria ka ofruar një forum për shkëmbimin e njohurive mbi temën e manipulimit të garave sportive, të identifikojë rolet dhe përgjegjësitë e autoriteteve, të zbatimit të ligjit dhe organizatat sportive, dhe të vendosin bashkëpunim ndërmjet këtyre palëve të interesuara në nivel kombëtar dhe rajonalisht.
Bashkimi triumfon në Superkupë
Bashkimi te femrat ka triumfuar në Superkupën e Kosovës më 9 tetor, duke mundur në finale Penzën me rezultat 63:70 (20:18, 16:21, 17:18, 10:13).
Medaljen e argjendta i kanë dorëzuar Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe anëtari i Komisionit të Garave, Valdet Spahija, ndërsa medaljet e arta, nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Dardan Kasapolli. MVP e Superkupës është shpallur Arbnore Përquku, çmim të cilin ia ka ndarë Linda Shala, që po ashtu dorëzoi trofeun te kapitenia e Bashkimit, Aulona Muhadri. Para ndeshjes finale është pensionuar ikona dhe legjenda e basketbollit pejan, Valbona Bytyqi. Ajo ka qenë kapitene për shumë vite e Penzës dhe fitoi shumë trofe me skuadrën pejane, ndërsa ka qenë basketbolliste e Kosovës A. Nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala i ka dhuruar fanellën me numër 9 të Kosovës dhe dhurata në emër të FBK-së.
Trajnerët e Kosovës në Klinikën e FIBA Get Together U14
Trajnerët/et nga Kosova së bashku me Drejtorin Teknik të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi kanë marrë pjesë në Klinikën e trajnerëve të organizuar nga FIBA në Durrës me 22 dhe 23 tetor.
Në këtë Klinikë nga Kosova kanë marrë pjesë: Driton Obërtinca, Brasim Veseli, Endrit Elshani, Artina Hasani dhe Tokjona Rexhaj.
Trajnerët nga Kosova janë dërguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që vazhdon të investojë në trajnerë, sidomos për ata që punojnë me gjenerata të reja.
Në kuadër të kësaj klinike kanë ligjëruar: Nenad Trunic, Instruktor i FIBA-s, Arik Shivek, Instruktor i FIBA-s, Michael Shwarz, Udhëheqës i FIBA EUROPE COACHING dhe Radmilla Turner, Udhëheqëse e FIBA EUROPE &YOUTH AND ANTIDOPING.
Trajnerët e Kosovës në Turqi
Federata e Basketbollit e Kosovës gjatë vitit 2022 ka dërguar dy herë në Turqi nga katër trajnerë për trajnim për avancimin e gjeneratave të reja në basketboll, program që mbështetet nga FIBA YDF(Youth Development Fund). Në fillim të vitit trajnerë pjesëmarrës nga Kosova ishin Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.
Kjo është mundësuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). Ata ishin mysafirë të Federatës së Basketbollit të Turqisë, ku përveç trajnimeve kanë përcjellur stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahce, Anadolu Efes dhe Darusafakas.
Ndërkaq në fund të vitit, po ashtu pjesë e këtij programi, nga Kosova në Turqi ishin Driton Obërtinca, Tokjona Rexhaj, Elbesar Gështenja dhe Granit Makolli.
Flamurtari triumfoi në Superkupën Mbarëkombëtare
Flamurtari i Vlorës më 27 tetor ka triumfuar në Superkupën Mbarëkombëtare të femrave. Vashat nga Vlora në finale mundën Bashkimin me rezultat 65:61 (20:9, 12:11, 16:29, 17:12).
MVP e Superkupës Mbarëkombëtare është shpallur Tea Memushi e Flamurtarit. Kupën kapitenes ia dorëzoi Kryetari i Bordit Drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.
Kjo ishte hera e parë që kjo ngjarje u zhvillua në Kosovë, përkatësisht në Prizren. Në të garuan, Flamurtari i Vlorës, Bashkimi i Prizrenit, Penza e Pejës dhe Partizani i Tiranës.
Vlora Braha, mori pjesë në Punëtorinë e parë për SPOC Personat të organizuar nga FIBA
Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC Person) në Federatën e Basketbollit të Kosovës ka marrë pjesë në Punëtorinë e Parë për SPOC Personat të organizuar nga FIBA në Munih të Gjermanisë.
Punëtoria është mbajtur më 2 dhe 3 Nëntor në selinë e FIBA Europe. Në këtë Punëtori, që është e para, ku edhe Kosova e ka pas përfaqësuesen e saj është diskutuar për rolin dhe rëndësinë e SPOC Personit, si dhe zbatimin në federatat përkatëse. Në këtë mënyrë Braha e ka përgatitur një prezantim të punës si SPOC Person në FBK dhe bashkëpunimit të ngushtë me Sportradar dhe FIBA-n në luftën kundër manipulimit të ndeshjeve dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen me integritetin në sport. Braha ndër të tjera ka ndarë përvojat dhe sfidat që ka pasur deri tani në këtë rol dhe për sfidat që pritet ti ketë në të ardhmen në luftën kundër dukurive negative në sport.
Debutimi perfekt i Astera Tuhinës
Basketbollistja e talentuar e Kosovës, Astera Tuhina ka shkëlqyer në debutimin e saj më 11 nëntor.
Në ndeshjen e parë për këtë edicion, skuadra e saj, Washington State Cougars shënoi fitore ndaj Loyola Marymont Lions me shifrat 41:93.
Astera për 25 minuta kishte shtatë pikë, tetë asistime, gjashtë kërcime dhe topa të vjedhur. Ajo theu edhe rekordin si debutuesja me më shumë asistime.
Tuhina gjatë verës kaloi Washington State Cougars në SHBA, në NCAA Divizion 1.
Trajnera e Washington State, Kamie Ethridge kishte vetëm fjalë të mira për debutimin e Asterës. “Nuk mund të jem më shumë e eksituar. Si basketbolliste e re është adaptuar shumë mirë. Nuk e ka pasur shumë vështirë të ambientohet në skuadrën e re. Edhe kur ka presion, ajo gjen mënyra për tu liruar, ka ritëm, ka gjuajtje të mirë, por ka inteligjencë shumë të lartë. Besoj se do të përmirësohet edhe më shumë. Ne kemi nevojë për një organizatore si ajo”, ka thënë Ethridge.
Vendim i Bordit Drejtues të Ligës Unike
Bordi Drejtues i Ligës Unike më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave.
Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige.
Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj.
FBK me sukses përfundon Kursin për Administratorë të Sportit
Më 19-20 nëntor, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me sukses ka përfunduar kursin për Administratorë të Sportit. Ky Kurs është organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Akademia Olimpike, ndërsa kanë marrë pjesë përfaqësuesit e FBK-së, si dhe të klubeve të basketbollit.
Në kursin e mbajtur gjatë fundjavës për dy ditë me radhë kanë ligjëruar Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Fitim Arifi, Koordinator për Edukim në Akademinë Olimpike dhe Stavri Bello, Instituti i Kërkimit Shkencor në Universitetin e Sporteve në Tiranë dhe vëzhgues i basketbollit në FIBA.
Gjatë kursit është mësuar për Hartimin e suksesshëm të Planit Strategjik dhe zhvillimit të burimeve njerëzore.
Duhet theksuar se FBK është një nga vendet e rrallë në rajon që ka Planin Strategjik 2021-2025.
Pjesëmarrësit po ashtu kanë zhvilluar shumë detyra brenda kursit gjatë dy ditëve dhe në fund janë certifikuar si administrator të sportit.
Filloi Liga e Veteranëve
Më 21 nëntor ka filluar Liga e Veteranëve. Kjo është hera e parë që po organizohet Liga e Veteranëve te meshkujt, ndërsa më pas do të vazhdohet edhe te femrat. Në këtë ligë po marrin pjesë gjashtë skuadra: Trepça, Vëllaznimi, Golden Eagle Ylli, Peja, Prishtina dhe Bashkimi. Hapjen e garave e ka bërë kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu. I pari i basketbollit të Kosovës duke përshëndetur të pranishmit kujtoi se kjo gjeneratë para dhe pasluftës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm të basketbollin e Kosovës dhe kjo ligë po organizohet për të nderuar veprat e tyre. Fetahu shtoi se janë krenarë që po përkrahin këtë ligë. Edhe Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharemi falënderoi kryetarin e FBK-së për pjesëmarrjen në këtë organizim dhe klubet pjesëmarrëse.
Edhe një Evropian në Prishtinë
Federata e Basketbollit e Kosovës ka fituar edhe një organizim ndërkombëtar. Bordi i FIBA Evropës ka marrë vendim më 22 nëntor që FIBA Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 të mbahet në Prishtinë.
Kjo garë do të mbahet nga 15 deri më 23 korrik 2023 në kryeqytetin e Kosovës. Evropiani i Divizionit C këtë vit është mbajtur në Prizren, kurse Challenger për U16 ishte mbajtur në Prishtinë vitin e kaluar. Më herët në Prishtinë është organizuar Evropiani i Divizionit B për femra U20, kurse për herë të parë ishte organizuar Divizioni C për meshkuj 18, ku kishin fituar Dardanët, ashtu si edhe Challenger-in edicionin e kaluar.
Kosova me 5 kombëtare të reja në arenën ndërkombëtare
Kombëtaret e reja të Kosovës do të marrin pjesë si zakonisht në garat ndërkombëtare.
Gjatë verës së ardhshme, te meshkujt do të garojnë Kosova U20 në Divizionin B, Kosova U18 në Divizionin B dhe Kosova U16 në Divizion C, që do të organizohet në Prishtinë. Ndërkohë te femrat, Kosova do të paraqitet me U20 në Divizionin B dhe me U18 në Divizionin C. Divizioni B i meshkujve për U20 do të organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik 2023. U18 i meshkujve mbahet në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik 2023. U16 i Divizioni C do të organizohet në Prishtinë nga 15 deri më 23 korrik 2023. Ndërkohë, te femrat U20 i Divizioni B do të zhvillohet në Craiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht 2023. Divizioni C i femrave U18 do të mbahet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht 2023.
Trajneri i mirënjohur, Maurizio Cremonini ligjëroi para trajnerëve të Kosovës
Trajneri i mirënjohur, Maurizio Cremonini (më 24 nëntor) ka ligjëruar para trajnerëve kosovarë, sidomos atyre që ushtrojnë me gjeneratat e reja. Cremonini ka ligjëruar në kuadër të Klinikës, që është organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës. Klinikën e ka hapur Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.
Maurizio Cremonini i cili është pjesë e stafit të FIBA Evropës për Minibasketboll ka ligjëruar në dy pjesë: Pjesa e parë ishte Puna bashkëkohore në ‘easybasket’ me 8 dhe 9 vjeçarët, duke demonstruar me fëmijë se si të bëhet kjo dhe pjesa e dytë ishte Trajnimi bashkëkohor në Minibasketboll. Ai për faqen zyrtare të FBK-së është shprehur shumë i lumtur që ka ligjëruar në Kosovë dhe sheh fëmijë me potencial për të ardhmen, ndërsa Minibasketbolli është shumë i rëndësishëm për basketbollin modern në ditët e sotme.
Federata e Basketbollit e Kosovës, fituese e projektit në Erasmus +
Federata e Basketbollit e Kosovës për herë të parë (më 25 nëntor) ka fituar projekt në Bashkimin Evropian, më saktësisht nëpërmjet programeve të Erasmus+. Projekti i fituar është PROMISE (Një Hap Përpara për Basketbollin e Vajzave dhe Grave). Objektivi i përgjithshëm i projektit “PROMISE” është të promovojë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në basketboll në të gjitha nivelet e përgjegjësive nëpërmjet hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të një programi gjithëpërfshirës të ndërhyrjes.
Projekti “PROMISE” përbëhet nga 7 institucione që mbulojnë 6 vende evropiane siç janë: Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Franca dhe Bullgaria.
Programi ka një mbulim të gjerë dhe të larmishëm gjeografik që përmirësohet më tej nga rrjetet e gjera sportive të organizatave pjesëmarrëse, të cilat mund të shfrytëzojnë sinergjitë me iniciativat e tjera lokale dhe rajonale, si dhe me projektet evropiane në këtë fushë. Partneriteti është një kombinim i një organizate akademike, përgjegjëse për projektimin dhe vlerësimin e mjeteve, 5 federata kombëtare të basketbollit (Franca, Bullgaria, Kosova, Irlanda, Portugalia) dhe 1 federatë rajonale e basketbollit, Federata e Basketbollit e Katalunisë, e cila edhe udhëheqëse e projektit. Projekti do të fillojë në Janar 2023 dhe do të përfundojë në Qershor 2025.
Prishtina në ENBL
Sigal Prishtina për herë të parë po garon në Ligën ENBL.
Bardhekaltrit deri më tani kanë zhvilluar katër ndeshje, ku kanë pësuar tri humbje, ndërsa kanë një fitore.
Kryqytetasit fituan ndaj Zielona Goras, kurse humbën nga Budivelnyk, BC Kalev/Cramo dhe Polski Cukier Start Lublin.
Në Gjakovë bëhet thirrje kundër dhunës ndaj gruas!
Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me UN Women Kosovo ka një aktivitet në kuadër të “16 ditë të aktivizmit” dhe ndalimit të dhunës ndaj gruas. Kjo ngjarje u organizua më 3 dhjetor.
Ky aktivitet është shënuar në Gjakovë në sfidën e Prince Caffe Superligës mes Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit.
Përfaqësuesit e FBK-së (Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme, Linda Shala, nënkryetare e FBK-së dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3) dhe UN Women Kosovo së bashku me basketbollistët dhe stafin e të dy skuadrave kanë veshur bluza që të ndalet dhuna ndaj grave dhe vajzave në Kosovë, ndërsa iniciativa është përkrahur edhe nga tifozët kuqezi, që me pankarta bënë thirrje që menjëherë të ndalet dhuna ndaj grave.
Irma Konjusha, gjyqtarja e parë femër në Superkupë
Ndeshja mes Trepçës dhe Rahovecit më 10 dhjetor ishte e veçantë për Irma Konjushën. Kjo ishte hera e parë për të që gjykon në Superkupë të meshkujve, por është edhe hera e parë për një gjyqtare femër që gjykon në nivele të tilla të garave.
Performaca e saj ishte e mirë, duke marrë nota pozitive për gjykimin e ndeshjes. Ajo gjithashtu është kandidate potenciale për licencë të FIBA-s si gjyqtare, ndërsa synimi i saj është të garojë në arenën ndërkombëtare.
Irma ka qenë basketbolliste e dalluar duke fituar shumë trofe në basketbollin e Kosovës të femrat, madje njëra nga lojtaret më të dalluara në garat vendore. Konjusha gjithashtu ka qenë pjesë e Kosovës A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, si dhe ka përfaqësuar Kosovën në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3.
Superkupa e Sigal Prishtinës
Sigal Prishtina ka triumfuar në Superkupën e Kosovës në basketboll, duke mundur Trepçën me shifrat 73:54 (13:8, 15:15, 24:14, 21:17), në finalen e zhvilluar në Prishtinë.
MVP i Superkupës është shpallur Lejson Zeqiri, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, ndërsa kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ia ndau trofeun kapitenit të Sigal Prishtinës, Dardan Berisha.
Kjo ngjarje u zhvillua në Prishtinë nga 9 deri më 13 dhjetor, ku garuan tetë klubet e elitës, por që mbeti nën hije të incidentit të finales në mes Sigal Prishtinës dhe Trepcës, kur pas përfundimit të pjesës së parë për shkak të hudhjeve të pandërprera në terren të tifozëve të pranishëm, pjesa e dytë u zhvillua pa shikuesit në tribuna.
Grupi i tretë i trajnerëve përfundo Kursin e Nivelit 1 FIBA/WABC
Prej 19 deri më 24 dhjetor është organizuar Kursi i Nivelit 1 FIBA/WABC për grupin e tretë të trajnerëve të Kosovës. Në fund trajnerët janë vlerësuar nga Instruktori i FIBA-s, z. Amri Nour, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit). Më herët këtë kurs e kanë ndjekur edhe dy grupe të trajnerëve. Kursi ka qenë i mirëseardhur për trajnerët dhe Federata e Basketbollit e Kosovës do të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.
Dhurata për fëmijët e SOS Fshatrave e Fëmijëve
Federata e Basketbollit e Kosovës më 23 dhjetor, në prag të Festave të Fundvitit, me në krye Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe stafin e FBK-së, së bashku me basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës kanë vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.
FBK është pritur në mënyrë të ngrohtë, ku janë njoftuar për punën që bëhet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve.
Dushku ka treguar përvojën e saj, që e ka vizituar para 20 vjetësh dhe është shprehur e nderuar që FBK ka ndarë dhurata e topa të basketbollit për fëmijët, duke ju dëshiruar fëmijëve shumë suksese për të ardhmen, ndërsa FBK do të jetë pranë tyre në kërkesat që do të kenë. Basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës në bashkëbisedim me fëmijët kanë treguar për karrierën e tyre dhe përvojat në sport, duke i inkurajuar edhe fëmijët të merren me sport, veçanërisht me basketboll. Fëmijët ishin shumë të lumtur që kanë parë nga afër basketbollistët/et e Kosovës dhe së bashku kanë luajtur dhe kanë mësuar për lojën e basketbollit. Në fund, Dushku ka ndarë edhe një mirënjohje, duke premtuar se do të ndihmojnë edhe në të ardhmen.
Licencohet Federata e Basketbollit
Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani kanë pritur drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Kryetarin Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku.
Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit
Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj