LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje makabre, italiania lind fëmijën e shqiptarit dhe e lë të vdesë në parking

Ngjarje makabre, italiania lind fëmijën e shqiptarit dhe e lë të vdesë në parking

Një ngjarje tronditëse që ka ndodhur në Perugja, ka shokuar Italinë.

Një grua 27 vjeçare ka hedhur me dëshirë foshnjën e porsalindur në një vend të fshehtë duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen.

Akti kriminal është zbuluar falë filmimeve të kamerave të sigurisë, ndërkohë që zëvendësprokurorja e rastit Barbara Mazzullo, ka kërkuar paraburgimin e menjëhershëm të që dyshohet për vrasje.


Giorgia Guglielmi foshnjën e kishte me parterin e saj shqiptar, me profesion murator.

Sipas raporteve të hetuesve italian, pasi 27 vjeçarja kreu lindjen në kushte shtëpiake, e mori foshnjën dhe pasi e futi në një qese plastike e hodhi atë në një parking makinash.

Giorgia Guglielmi me partnerin shqiptar ka edhe një vajzë 2 vjeçare, ndërsa shtatzëninë për foshnjën që ka mbytur e kishte mbajtur të fshehur ndaj tij, përcjell Telegrafi.

Para hetuesve ajo kishte deklaruar se kushtet e vështira ekonomike e kishin detyruar të merr vendimin për braktisjen e foshnjës, me shpresë se dikush do ta gjejë të gjallë.

Por, për hetuesit vrasja konsiderohet e qëllimshme për shkak se foshnja ishte vendosur në një vend vështirë të dukshëm.

Sipas tyre, ajo për rritjen e fëmijës mund të mbështetej te familja e saj apo partneri i saj shqiptar i cili ishte në marrëdhënie pune.

Për këto arsye, tani ajo po gjykohet për vrasje me dashje nga akuza që kishte më parë për braktisje morale dhe ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori