LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Obiliq, 5-vjeçari gjendet i vdekur në lumë

Ngjarje e rëndë në Obiliq, 5-vjeçari gjendet i vdekur në lumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Raskovë të komunës së Obiliqit.

Një fëmijë i moshës rreth pesë vjeçare dyshohet se ka rënë në lumë duke humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar për Telegrafin se informata me dyshimet se fëmija ka rënë në lum është pranuar rreth orës 18:15, derisa rreth orës 20:30 ai është gjendur pa shenja jete.


“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren”.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci.

Ai tha se aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kishte njoftuar për ngjarjen e rëndë.

“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmije 4-vjeçar në Raskov të Komunës së Obiliqit, pjesëtarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde. Pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkëfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijës 4-vjeçar, por fatkeqësisht pa shenja të jetës. Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, njofton shoqata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori