Ngasësi i një automjeti ka humbur kontrollin sot në rrugën Suharekë-Duhël.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 18:30, ku kamioneta ka shkaktuar vetaksident.


Nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 18:30 në rrugën Suharekë-Duhël një kamionistë, pasi ngasësi  ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal nga rruga. Si pasojë e vet-aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, të lënduar nuk ka”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.