LAJMI I FUNDIT:

Ngacmoi seksualisht të miturën në Maliq, dërgohet në burg i moshuari

Ngacmoi seksualisht të miturën në Maliq, dërgohet në burg i moshuari

Gjykata e Korçës ka vendos masën e arrestit me burg për 68 vjeçarin Iqmet Skënderi, i cili tre ditë më parë u arrestua nga policia e Maliqit për ngacmim seksual me të mitur.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. 68-vjeçari nuk e ka pranuar faktin të ketë ngacmuar 11-vjeçaren në fshatin Strelcë.

Nga ana tjetër avokati i 68-vjeçarit ka deklaruar: Çështja është tepër delikate sepse bëhet fjalë për një fëmijë të mitur. Klienti im nuk pranon asnjë gjë përveç pafajësisë dhe nuk pranon të ketë ngacmuar vajzën e mitur. U vendos arrestimi i ligjshëm dhe masa e arrestit në burg. Ne kërkuam lirim të menjëhershëm të tij pasi sipas pretendimeve dhe akuzave, nuk provohet asnjë lloj dyshimi i arsyeshëm që ky person të vazhdojë të rrijë në masë sigurimi.


Prokuroria ka paraqitur deklarimet e vajzës së mitur dhe nënës së saj. I keni nxjerrë dhe ju në media, vajza ka deklaruar që më ka prekur dhe më ka puthur në buzë, nëna nuk e ka deklaruar këtë fakt. Vetëm këto dy prova janë thelbësore, më pas janë kontrolli i dyqanit, prova relevante për situatën dhe akuzën që i është ngritur, për momentin janë vetëm këto dy prova.

Gjykata vendosi arrestimin e ligjshëm dhe masën e arrestit në burg. Ne kërkuam vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij shtetasi.

Ka deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk e pranon akuzën që i atribohet. Nuk e shpjegon, nuk është fjala për borxhe në dyqani, thotë që gjithë fshatit i jep veresie kur kanë nevojë. Ka konflikte me nënën e vajzës së mitur pasi ajo i kërkon shpesh telefonin për të marrë njerëz në telefon dhe ky nuk ja jepte”./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori