LAJMI I FUNDIT:

Ngacmime seksuale dhe përdhunime në Kombet e Bashkuara, pretendon stafi

Ngacmime seksuale dhe përdhunime në Kombet e Bashkuara, pretendon stafi

Pas skandalit të madh seksual në Hollivud, tashmë organizata më e fuqishme në botë është e përfshirë.

The Guardian publikon lajmin ku tregon se sulmet seksuale kanë lulëzuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara anembanë botë, dhe se të gjitha akuzat e bëra nga gratë kanë qëndruar thjesht si të tilla ndërsa të akuzuarit zyrtarë lëvizin në gjendje të lirë, duke ushtruar profesionin edhe ngacmimet.

Dhjetëra punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm të OKB-së kanë treguar se OKB ishte mbërthyer prej kohësh në heshtje dhe se viktimat ishin të rrethuara nga një sistem ku askush nuk dëgjonte.


Nga punonjësit e intervistuar, 15 thanë se kishin përjetuar dhe raportuar ngacmime seksuale ose sulme gjatë pesë viteve të fundit. Veprat e pretenduara shkonin nga ngacmimi verbal në përdhunim.

Shtatë nga gratë raportuan zyrtarisht se çfarë ndodhi, por nuk kishin bërë denoncime më parë pasi kishin frikë se do humbisnin vendet e punës dhe se nuk do ndërmerreshin veprime.

E para që publikoi rastin ishte një konsulente e cila dikur ka punuar si mbikëqyrëse për programin botëror të ushqimit.

OKB-ja pranoi se kjo situatë sillte shqetësim, por shtoi se sekretari i përgjithshëm i organizatës, Antonio Guterres, ka dhënë përparësi në adresimin e ngacmimeve seksuale dhe mbështetjen e politikës zero tolerancë.

Punonjësit që punojnë në më shumë se 10 vende kanë folur për The Guardian në kushte anonimiteti, pjesërisht për shkak se nuk mund të flasin publikisht bazuar tek rregullorja e OKB-së.

Tre gra që raportuan ngacmime apo sulme seksuale, të gjitha nga zyra të ndryshme, thanë se ishin detyruar të largoheshin nga puna ose u kërcënuan me ndërprerjen e kontratës së tyre gjatë vitit të kaluar. Autorët, të cilët përfshijnë një zyrtar të lartë të OKB-së, mbeten në postet e tyre.

Një nga gratë, e cila pohon se është përdhunuar nga një anëtar i lartë i stafit të OKB-së i cili punon në një vend të largët, tha: “Nuk ka mundësi të tjera për të marrë drejtësi, kam humbur edhe punën time”.

Ajo tha se përkundër dëshmive mjekësore dhe të dëshmitarëve, një hetim i brendshëm nga OKB-ja gjeti prova të pamjaftueshme për të mbështetur pretendimet e saj.

Ajo thotë se e ka humbur vizën dhe ka kaluar muaj në spital për shkak të stresit dhe traumës. Ajo ka frikë se do të përballet me persekutim nëse kthehet në vendin e saj.

Në dokumentet e brendshme të cilat kanë rënë në duart e The Guardian, dy nga gratë përmendin shqetësimet me hetimet.

Ata pohojnë se ekipi i hetimit të OKB-së, zyra e shërbimeve të brendshme të mbikëqyrjes (OIOS), nuk arriti të intervistojë dëshmitarët kryesorë. Ata gjithashtu thonë se transkriptet përmbajnë gabime. /Tiranapost.al/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia
Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Sa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera

Amerika

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Kalo në kategori