LAJMI I FUNDIT:

Nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport shpërndajnë librat në Podujevë

Nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport shpërndajnë librat në Podujevë

Përfaqësuesja e zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Arbenita Bungu ka shpërndarë sot në komunë e Podujevës 175 sete librash në vlerë prej 50 eurosh.

Zyra e Koordinatorit njofton se prej këtyre 175 seteve,  89 sete janë ndarë për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, ndërsa 86 tjera janë dhuruar për bibliotekat e disa shkollave të kësaj komune. K

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre librave përveç zyrtarëve komunal të pranishëm ishin edhe drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit e nxënësit.


Me këtë rast, përfaqësuesja e zyrës së  Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Arbenita Bungu, e përgëzoi Komunën e Podujevës për sukseset e arritura në gara dhe i uroi nxënësit për shpërblimet.

“Komuna e Podujevës ka pasur rezultate të jashtëzakonshme sepse ka qenë një garë e jashtëzakonshme. Në garat që i ka organizuar Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport kanë marrë pjesë rreth 316 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën. Gjithsej kanë qenë 29 komuna pjesëmarrëse dhe gara ka qenë shumë e fortë. Përveç numrit të madh të pjesëmarrësve dhe njerëzve që janë angazhuar vullnetarisht. Ju si nxënës fitues do të merrni sot nga një set me libra e cila do të jetë pasuria që do të keni në duar sepse ju e dini rëndësinë e leximit. Të gjithë ju që jeni sot këtu për të marr libra, po shpërbleheni për mundin që keni bërë”, tha Arbenita Bungu.

Ndërsa, Selman Gashi nga drejtoria komunale e arsimit uron që këto gara të jenë fillim i garave të tjera në të cilat sipas tij, nxënësit do të tregojnë suksese.

“Ne si komunë kemi treguar rezultate të mira në këtë gara dhe si rezultat i kësaj kemi zënë disa vende, duke filluar nga niveli shkollor ku kemi pasur qindra fitues, në nivelin komunal janë gjithsej 89 fitues ndërsa në nivelin republikan ku kanë marrë pjesë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ne si komunë kemi arritur të marrim disa shpërblime. Uroj që kjo garë të jetë fillim edhe i garave të tjera për ju nxënës dhe të mos demotivoheni por të tregoni suksese”, tha Gashi.

Librat u dhuruan për shkollat: “Dëshmorët e Kombit” Podujevë, “Zenel Hajdini” Lupç i Poshtëm, “Drita” Majac, “Afrimi dhe Fahriu” Lluzhan, “Sheqë Mirofci”Shtedim, “Kongresi i Manastirit” Gllamnik dhe shkolla “Pavarësia”, Sibofc.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori