Xhiro e tretë në Albi Mall Superligë solli disa ndeshje interesante, rezultate befasuese, por me një takim që është caktuar të zhvillohet më vonë.
Prishtina mori një fitore të rëndësishme si mysafir te Ferizaj, ndërsa fitore arriti edhe Dukagjini që e mposhti Gjilanin.
Ballkani triumfoi ndaj Feronikelit 74, ndërsa Malisheva mori fitore të madhe si mysafir i Llapit.
Dueli mes Dritës dhe Suharekës është shtyrë për më vonë shkaku i angazhimeve në Evropë të skuadrës gjilanase.
Telegrafi ka zgjedhur 11-shen më të mirë të javës nga katër ndeshjet e zhvilluara në ditët që lamë pas.
Portieri:
Hadis Velii është portieri më i mirë i xhiros së tretë në Albi Mall Superligë. Portieri i Malishevës ishte fantastik në sfidën ndaj Llapit, duke i siguruar tri një pikë skuadrës së tij përballë njërit prej pretendentëve për titull.
Mbrojtësit:
Renditja në mbrojtje vjen me katër. Në të djathtë është Arbër Pirra i cili zhvilloi ndeshje fantastike ndaj Llapit, madje asistoi edhe te goli i vetëm në fitore.
Në qendër është Elton Basri i cili zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Gjilanit, duke larguar çdo rrezik.
Së bashku me të në këtë rapart është Arbër Prekazi, i cili luajti si në ditët e tij më të mira, duke qenë dominues ndaj sulmuesve llapjanas.
Në të majtë është Dion Gallapeni, i cili shkëlqeu me plotë kuptimin e fjalës, duke krijuar dy asistime në fitoren e Prishtinës.
Mesfushorët:
Në mesfushë janë vendosur katër futbollistë me sistemin diamant, ku secili ishte më i mirë se tjetri për skuadrat e tyre.
I fundit është regjisori i Ballkanit, Lindon Emërllahu, i cili asistoi në një nga golat e skuadrës së tij, ndërsa në ndërtim dhe shkatërrim mbetet i pa zëvendësueshme.
Pak më të avancuar janë Etnik Brruti dhe Erlis Xhemajli, që për Malishevën dhe Dukagjinin, ishin ‘mushkëritë’ e mesfushës.
Më i avancuar është Giovanni, i cili bëri shpërthimin e tij te Ballkani, duke shënuar dy gola që i sollën skuadrës së tij fitoren.
Sulmuesit:
Sunday Akinbule pa dyshim ishte ylli i javës së tretë, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar një herë në fitoren e Prishtinës. Ai ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Ferizajt.
Përkrah Akinbules është sulmuesi shumë i talentuar Fatjon Bunjaku. 20-vjeçari realizoi një gol të bukur për Malishevën duke i siguruar tri pikë ndaj Llapit. Hera e dytë me radhë që ai është pjesë e formacionit.
Trajneri i javës:
Bekim Isufi kthehet në Superligën e Kosovës dhe merr fitoren e parë me Malishevë.
Dhe atë çfarë fitoreje, me një lojtar më pak nga pjesa e parë duke mposhtur Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-0. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës