LAJMI I FUNDIT:

Nga sulmi me sistemin raketor HIMARS, ukrainasit vrasin 12 oficerë rusë – Putin i nervozuar që S-400 nuk po e mbron ushtrinë e tij

Nga sulmi me sistemin raketor HIMARS, ukrainasit vrasin 12 oficerë rusë – Putin i nervozuar që S-400 nuk po e mbron ushtrinë e tij

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 12 oficerë rusë janë vrarë nga një sulm me vetëm një raketë të realizuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës – duke i shkaktuar humbje të mëdha okupatorit me armët amerikane që së fundmi u janë dorëzuar

Sulmi me raketë kishte për objektiv komandën në aeroportin Chornovaivka në afërsi të qytetit të okupuar Kherson, dhe aty mbetën të vrarë të paktën një gjeneral, një kolonel dhe 12 oficerë, transmeton Telegrafi.

Ky sulm ishte kryer me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, që së fundmi Shtetet e Bashkuara ia dhanë ukrainasve. Në video shihet momenti i shpërthimit të kësaj baze, e në kanalet e ndryshme ruse në Telegram, thuhet se Putin është i nervozuar që sistemit raketor rus S-400 nuk po mund të mbrojë forcat e tij.


Të paktën 7.200 ushtarë konsiderohen të “zhdukur” në Ukrainë
Lexo po ashtu Të paktën 7.200 ushtarë konsiderohen të “zhdukur” në Ukrainë

Ky lajm dhe videoja vjen në kohën kur Ukraina ka zbuluar planin për një ofensivë në shkallë të gjerë, që do të zmbrapste rusët nga territori i Ukrainës – duke angazhuar një milion ushtarë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Olekssi Reznikov zbuloi se presidenti Volodymyr Zelensky, i ka dhënë urdhrave gjeneralëve të hartojnë planin për sulm dhe të përpilojnë listën e pajisjeve që do t’ju duhen për ta kryer me sukses sulmin.

U jepte informacione rusëve për pozicionet e ukrainasve, arrestohet burri në Zaporizhzhia nga Shërbimi Sekret i Ukrainës
Lexo po ashtu U jepte informacione rusëve për pozicionet e ukrainasve, arrestohet burri në Zaporizhzhia nga Shërbimi Sekret i Ukrainës

Reznikov theksoi se puna e tij më pas do të jetë takimit me aleatët perëndimorë, ku nga ta do të kërkojë armë siç është vepruar në rastin e sistemit raketor amerikan HIMARS.

“Jemi popull i botës së lirë dhe kërkojmë drejtësi dhe çlirim. Kemi afërsisht 700 mijë trupa të armatosura dhe kur i shtojmë gardën nacionale, policinë, rojat kufitare – jemi rreth një milion”, shtoi ai për Times. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori