Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 117 tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Bejrut, ka njoftuar ministria libaneze e Shëndetësisë.

Ky sulm kishte shënjestruar të paktën një prej figurave të larta të Hezbollahut, ka bërë të ditur një burim për Reuters.


2 3

Sipas Associated Press që kishte fotografin në vendin e ngjarjes, sulmi i parë kishte goditur zonën e Ras al Nabaa, duke goditur një ndërtesë tetë katëshe, transmeton Telegrafi.

3 1

Një numër i madh i autoambulancave kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit. E në një sulm tjetër, në rajonin Burj Abi Haidar, është shkatërruar një ndërtesë tjetër që u përfshi e tëra nga zjarri.

Në anën tjetër, ushtria izraelite e njohur si IDF deri më tani nuk ka komentuar këto pretendime. Megjithatë, fotografitë nga vendi i ngjarjes shfaqin pasojat e këtij sulmi. /Telegrafi/