LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhni aventurën tuaj më poshtë! Pesë trendet më të mëdha të flokëve për stinën e dimrit

Zgjidhni aventurën tuaj më poshtë! Pesë trendet më të mëdha të flokëve për stinën e dimrit

Çfarë do të bësh me flokët tuaj këtë dimër? Koha për t’i ndryshuar ato, dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!

Chris Appleton, stilist i famshëm i Kim Kardashian-West, J Lo dhe Dua Lipa, zgjodhi pesë trendet më të mëdha të flokëve këtë dimër.


Tani është koha kur ju duhet të bëni ndryshimin e madh? Zgjidhni aventurën tuaj më poshtë!

1 – Balluket “perde”

Nëse nuk keni pasur baluket e këtij lloji në sytë tuaj, me siguri e keni parë këtë trend të flokëve tek të famshëm si Camila Cabello, Jennifer Lopez etj.

“Ne goditëm në shenjë me disa baluke të modelit “perde” te J Lo, disa javë më parë, dhe njerëzit i adhuruan ato”, shpjegon Appleton.

“Unë mendoj se ato janë gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për t’i dhënë flokëve një pamje të freskët pa pasur nevojë t’i stiloni shumë, gjë që është pikërisht ajo që njerëzit po kërkojnë tani, veçanërisht duke qenë në thirrjet e Zoom gjatë gjithë ditës”.

View this post on Instagram

A post shared by camila (@camila_cabello)

2 – Bombshell

Flokët e mëdhenj janë kthyer! Paraqitja “bombshell” nuk është rezervuar vetëm për tapetin e kuq.

“Njerëzit i duan flokët me volum. Duket se si japin dritë dhe shpirt fytyrës”, thotë Chris.

3 – Karamele e ftohtë

Po kërkoni mënyra për të ngritur gjendje shpirtërore? Appleton sugjeron të shkoni me nuanca të lehta dhe me shkëlqim.

Nëse J Lo nuk ju bind, hidhni një sy nga Kylie Jenner, e cila gjithashtu çeli ngjyrën e flokëve në karantinë.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

4 – “Bob” është kthyer!

Ndjeni dëshirën për një goditje më të madhe? Është gjithmonë koha e përkryer për një prerje bob.

View this post on Instagram

A post shared by Kaia (@kaiagerber)

5 – Përqafoni kaçurrelat tuaja

Chris Appleton thotë: “Njerëzit gjithashtu po përqafojnë flokët e tyre natyralë dhe ata duken kaq bukur”.