Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) njofton se nga 1 korriku çmimet e telefonatave përgjatë tërë Ballkanit Perëndimor kanë rënë dukshëm, ku qytetarët e këtyre vendeve do të jenë në gjendje të flasin, të hulumtojnë në internet, të dërgojnë SMS shumë më shumë e të paguajnë shumë më pak.
Sipas RCC-së, mesatarisht çmimet për thirrjet dalëse kanë rënë për 65 për qind, ndërsa për internet deri në 78 për qind, ndërsa në disa raste këto ulje shkojnë deri në 99 për qind.
“Çmimi për thirrjet dalëse në disa raste shkon deri në 0.08 euro, ndërsa çmimi për shfletim në internet (data) është ulur deri në 0.03 euro, varësisht nga operatori. Duke krahasuar çmimet në rajon deri më 30 qershor dhe që nga sot, vihet re se këto janë çmimet maksimale të vendosura nga rregullatorët”, thuhet në njoftimin e RCC-së.
Sipas dokumentit të ofruar nga RCC, çmimet deri më 30 qershor për thirrjet dalëse të operatorëve kosovarë kanë qenë 1.75 euro për minutë, për thirrjet e pranuara 0.50 euro, për SMS 0.30 euro, kurse çmimi për internet (data) ka qenë 2 euro për MB. Kurse, me marrëveshjen e fundit, që nis së aplikuari nga 1 korriku, thirrjet dalëse do të kushtojnë 0.15 euro apo ulje 91 për qind, hyrëse 0.047 euro apo ulje 90 për qind, një SMS do të kushtojë 0.04 euro apo 85 për qind, ndërsa një MB internet do të kushtojë vetëm 0.04 euro apo ulje 98 për qind.
Në Samitin e dytë Dixhital përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.
Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixhital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valzdrin Lluka, kishte njoftuar se shteti shqiptar ka filluar zbatimin e marrëveshjes së roamingut me Kosovën.
Po ashtu, sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu në një intervistë të dhënë për Telegrafin kishte njoftuar se zbatimi i marrëveshjes për heqjen e roamingut Kosovë-Shqipëri do të fillojë nga 1 korriku.
“Shqipëria dhe Kosova përfitojnë nga 1 korriku, 85 për qind të reduktimeve të tarifës së telefonisë. Ministrat kanë firmosur një marrëveshje me 4 prill, dhe në marrëveshje thuhet se me 1 korrik do të fillojë zbatimi. Sigurisht zbatimi do të bëhet fazë pas fazës, jo çdo gjë do të ndodhë me 1 korrik, por do të vazhdohet kështu deri në sa tarifat të jenë 0 për vitin 2021, ky është lajm pozitiv”, ka thënë Bregu gjatë intervistës.
Vitin e kaluar, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës