LAJMI I FUNDIT:

Nga sot 5 euro taksë rrugore për çdo automjet që kalon tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit

Nga sot 5 euro taksë rrugore për çdo automjet që kalon tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit

Që nga mesdita e sotme, çdo veturë që do të kalojë në tunelin e Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit, do të paguajë pesë euro.

Por kjo shumë bëhet 10 euro, nëse rruga bëhet vajtje-ardhje. Ndërsa, kjo pagesë do të nisë nga ora 12.00 e mesditës së sotme, e diel dhe do të kryhet në hyrje të tunelit.

Pagesa e sotme do të kryhet vetëm në fazën e testimit dhe nuk do të punojnë të gjashtë sportelet e planifikuara për punë.


Nga nesër, çdo automjet që kalon në Rrugën e Kombit do të paguaj nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje
Lexo po ashtu Nga nesër, çdo automjet që kalon në Rrugën e Kombit do të paguaj nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje

Tarifimi me 5 euro për çdo automjet që kalon gjatë ditës së sotme, do të bëhet nga dy sportele në vajtje dhe dy në ardhje.

Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha të shtunën për Telegrafin se një taksë e tillë për autostradën do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative sesa pozitive.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se është i interesuar që sa më parë të definohen gjërat sa i përket autostradave, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori