Nga shtëpia e vjetër familjare të cilën e keni trashëguar, me pak imagjinatë dhe super ide mund të ndërtoni shtëpi moderne.

Ndërtimi i mëvonshëm i baxhës apo i hapësirës nën pjerrësinë e kulmit i jep shtëpisë shkëlqim plotësisht të ri.


Shtëpisë së vjetër mund t’ia hiqni kulmin dhe të murosni dy hapësira plotësuese, të cilat do të ndryshojmë plotësisht pamjen e shtëpisë.

Tarraca e rindërtuar gjithashtu është mënyrë e përsosur që të zbukuroni shtëpinë dhe t’u mundësoni familjarëve kënaqësi, transmeton Telegrafi.

Me bashkimin e objektit ndihmës shtëpisë me ndihmën e murit mbështetës do të krijoni shtëpi plotësisht të re dhe funksionale.

Nëse keni hapësirë të tepërt në përdhese, atëherë pjesa e qelqtë është adaptim ideal. Nëse shtëpia është përfunduar, mundeni t’ia ndryshoni dukjen me shtimin e shtyllave mbështetëse dhe strehë të murosura.

Fasadat e bardha janë gjithmonë në trend. Mirëpo nëse dëshironi diçka më ndryshe, atëherë kombinoni nuancat e errëta dhe të shndritshme, ndërkaq për efekt të plotë shtoni pjesë nga gurët.

1 12

2 9

3 8

4 9

5 9

222k

11

8 2

4473698d76c8ac0335cb07d3ddb8fcdb

10 1

/Telegrafi/