LAJMI I FUNDIT:

Nga sëmundja e motrës e deri te vdekja e babait, Drini Zeqo rrëqeth me rrëfimin

Nga sëmundja e motrës e deri te vdekja e babait, Drini Zeqo rrëqeth me rrëfimin
Foto: Screenshot/YouTube

Drini Zeqo qëndroi pak ditë në Big Brother VIP Albania 3, por u përmend deri në përfundim të këtij edicioni.

Ish-banori u pëlqye tejet shumë për paraqitjen në fillim të këtij spektakli, ndonëse u detyrua ta ndërpriste vetëm pas pak ditësh.

Kjo për shkak të një problemi në familje, që kishte të bënte me sëmundjen e motrës së tij.


Foto: Screenshot/YouTube

I ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi”, ai ka rrëfyer të gjitha duke përmendur edhe babanë që i ndërroi jetë.

Të gjitha lajmet nga Drini Zeqo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drini Zeqo

“Djemtë babanë e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës që ishte në zyrë pësoi hemorragji cerebrale, pa pasur asnjë sëmundje, ishte në moshë të re”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ish-konkurrenti tutje tha: “Unë isha në punë, ka qenë shumë shokuese. Më merr dikush nga kolegët dhe më thotë babin e kemi dërguar në spital. Shkoj në QSUT dhe ai ishte pa ndjenja. Kujtuam se i kishte pushuar zemra në atë moment. Por më pas analizat e nxorën që kishte pësuar hemorragji”.

Zeqo ndër të tjerash shtoi: “Qëndroi tre ditë në koma, më dukej se do kthehej. Por ai s’u kthye kurrë. I flisja gjatë kohës që ishte në koma, ndërsa atij i rridhnin lotët, e kuptova që më dëgjonte. Pyeta mjekun dhe më tha që kjo nuk ndodh. Nuk doja që të ikte. Ikja babait më bëri më të fortë”. /Telegrafi/