Liga e Evropës ka mësuar tetë skuadrat e para që kanë siguruar plasmanin në 1/8 e finales.

Dy ekipet gjermane Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg kanë kaluar tutje pas fitoreve edhe si mysafire ndaj Portos dhe Malmos.


Tutje ka kaluar edhe gjiganti italian Roma, që me rezultat të përgjithshëm 2-1 kanë eliminuar Gentin.

ERzcrobXkAEIebD 1

Përballje jashtëzakonisht interesante ka qenë edhe ajo mes Istanbul Basaksehir dhe Sporting Lisbonës, ku pas kohës shtesë klubi turk kaloi në raundin tjetër.

Tutje ka kaluar edhe Baseli i futbollistëve shqiptar Edon Zhegrova, Taulant Xhaka e Kemal Ademi.

w2800 h1866 x1500 y1000 DPA bfunk dpa 5FA0B6004DA25798 1aa28c5591658d35 scaled

Rangers, Basaksehir, Basel, Wolverhampton Wanderers, Bayer Leverkusen, Roma, Lask, dhe Wolfsburg janë tetë skuadrat e para që kanë siguruar plasmanin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës. /Telegrafi/Rezultatet: (Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para)

Braga – Rangers 0-1 (2-3)
Basaksehir – Sporting 4-1 (1-3)
Basel – APOEL 1-0 (3-0)
Espanyol – Wolves 3-2 (0-4)
Porto – Bayer Leverkusen 1-3 (1-2)
Gent – Roma 1-1 (0-1)
Lask – AZ Alkmaar 2-0 (1-1)
Malmo – Wolfsburg 0-3 (1-2)

telegrafi sport app