Thuajse të gjithë personat publikë të cilët i hasim shpesh në ekran a skenë kanë dhëmbë të dalë nga një reklamë dentisti

Sidoqoftë, disa personazhe të njohura, si puna e Madonna-s për shembull, i pëlqejnë dhëmbët e tyre, qofshin katarosha a të ndarë në mes.


Madonna

madonna 1

Dhëmbët e parmë të Madonna-s janë të ndarë, porsi dhëmbët e Lauren Hutton dhe Brigitte Bardot. Ajo refuzoi t’i rregullonte dhe në këtë mënyrë, i shtyu dhe fansat e saj të përqafonin dhe t’i dashuronin tiparet që i bëjnë unikë.

Steve Buscemi

Steve Buscemi at the 2009 Tribeca Film Festival

Dhëmbët e Steve Buscemi janë një ndër tiparet më që e bëjnë aktorin atë që është – përpos syve të mëdhenj sigurisht. Dentistë të shumtë janë ofruar ta ndihmojnë, por siç tha dhe ai: “Nëse më rregulloni dhëmbët, s’do më marrë më njeri në punë.”

Kate Moss

kate moss teeth

Kate Moss i ka përshkruar dhëmbët e saj si “hollakë dhe të sikletshëm,” por kjo buzëqeshje e çrregullt ka qenë gjithnjë pjesë e bukurisë së saj. S’do të ishte aq rock’n’roll po të kishte rënë pre e standardeve të bukurisë dhe t’i kishte rregulluar. Për më tepër që u hapi rrugë modeleve të tjera me dhëmbë të parregullt, si Lara Stone.

Ricky Gervais

o RICKY GERVAIS facebook

Gervais adhuronte David Bowie dhe një ndër arsyet pse s’i kishte problem dhëmbët e tij si mos më keq ishte pikërisht ai. Kur e intervistoi Bowie-n në vitin 2003, i tha: “S’u shqetësova kurrë për dhëmbët e mi të parregullt sepse edhe ti kishe dhëmbë të parregullt. Por pastaj i bëre.”

Kirsten Dunst

kirsten dunst sm3 08

Dunst pyetet vazhdimisht nëpër intervista për dhëmbët e saj, edhe pse për sytë evropianë janë thuajse perfektë. Njerëzit shqetësoheshin për dhëmbët e saj të parmë, që mesa duket, qenkan të çuditshëm. Kur ishte 20 vjeçe, i kërkuan t’i rregullonte për një rol dhe ajo u tha jo, për të vetmen arsye sepse një herë ia komplimentoi regjisorja Sofia Coppola.

Willem Dafoe

P MENINI Willem Dafoe 1603

“Më kanë sugjeruar që t’i rregulloj,” thotë Dafoe në një film të shkurtër për dhëmbët e tij. “Mua më pëlqejnë hapësirat... Hapësirat tregojnë çiltërsi, mundësi, vend për të shijuar.” Filmi është vërtet i pazakontë, por ia vlen të shihet për të na kujtuar se imperfeksionet tona, na bëjmë këta që jemi. /Telegrafi/