LAJMI I FUNDIT:

Nga Ibrahimovic te Robben, lojtarët që i bënë përshtypje si kundërshtar Armend Dallkut dhe batuta që bëri me Shevchenkon

Nga Ibrahimovic te Robben, lojtarët që i bënë përshtypje si kundërshtar Armend Dallkut dhe batuta që bëri me Shevchenkon

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe trajneri i njohur kosovar, Armend Dallku, ka folur në një podcast të Telegrafit në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, teksa është ndalur për të treguar për lojtarët që i kanë bërë më së shumti përshtypje atij gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv.

Pasi fillimisht foli për ecurinë e Shqipërisë gjatë këtij edicioni të Kampionatit Evropian, Dallku foli edhe për lojtarë të caktuar të “Kuqezinjve” si Mirlind Daku, Arbër Hoxha e të tjerët, por nuk mungoi as rrëfimi i tij për kohën kur u përball me yje të futbollit botëror si Zlatan Ibrahimovic, Arjen Robben dhe Andriy Shevchenko.

“Ibrahimovic ka qenë një personazh shumë interesant edhe brenda fushës dhe për lidershipin që kishte ai, por edhe për dijeninë për futbollin se si e transmetonte ai futbollin, pra pavarësisht përmasave trupore që i ka pasur relativisht, ai ka qenë një lojtar shumë teknik, shumë i lëvizshëm, lojtar që nga asgjëja e ka krijuar një mundësi, pra ajo më ka bërë përshtypje shumë”, ka thënë fillimisht Daku në podcast-in e Telegrafit.


“Gjatë tërë kohës kërkonte të ishte në kontakt me lojën, kontakt me topin e kërkonte topin, pavarësisht se luanin ndaj një kombëtare më inferiore, ai gjithmonë kërkonte maksimumin. E thashë pra, në bashkëbisedim me shumë bashkëlojtarë të tij por edhe me trajnerin gjatë ndeshjes kishte bashkëbisedime shumë të ashpra pasi shpesh nuk e furnizonin me topa dhe kishin kacafytje mes vete, është një personazh që e do shumë sportin dhe rezultatin”, u shpreh ai.

Tutje, radha ishte për Andriy Shevchenkon aty ku Dallku tregon një batutë të cilin e bëri me të gjatë kohës sa kishin luajtur përballë njëri-tjetrit.

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit
Lexo po ashtu Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

“Me ekipin kemi pasur ballafaqime shumë interesante këtu do ta përmendja një ballafaqim me Shevchenkon, ku në përfundim të karrierës siç e dini ka vazhduar të luajë tek Dinamo Kievi dhe në një ndeshje vërehej se ishte lodhur dhe i afrohem unë dhe ai gjuan një top i cili me zi arriti te portieri”.

“Iu afrova unë dhe i thashë ‘Ka mbaruar benzina’, dhe ai u kthye më tha ‘Bravo të qoftë'”, tha Daku me buzëqeshje duke rikujtuar periudhën sa luante përballë tij.

Më poshtë mund ta ndiqni të gjithë bashkëbisedimin e Armend Dallkut me dy gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori