Shqipëria është gati për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku gjatë të shtunës zbarkuan në Gjermani, pasi fituan dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

Sylvinho dhe stafi teknik kanë marrë vendimin sa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Evropian të premten, ku nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”.

Sot gjatë ditës janë zyrtarizuar edhe numrat e lojtarëve që do t'i bartin në Euro 2024, pa ndonjë befasi.

444503693 862489875913521 3779466211708208274 n 1

Kuqezinjtë e nisin me Italinë kampanjën e Euro 2024, ndërsa pastaj luajnë me Kroacinë dhe Spanjën.


Numrat e lojtarëve për EURO 2024 1/ Etrit Berisha 2/Ivan Balliu 3/ Mario Mitaj 4/ Elseid Hysaj 5/ Arlind Ajeti 6/ Berat Gjimshit 7/Rey Manaj  8/ Klaus Gjasula 9/ Jasir Asani 10/Nedim Bajrami 11/ Armando Broja 12/Elhan Kastrati 13/ Mario Mitaj 14/ Qazim Laçi 15/ Taulant Seferi 16/ Medon Berisha 17/ Ernest Muçi 18/ Ardian Ismajli 19/ Mirlind Daku 20/ Ylber Ramadani 21/ Kristjan Asllani 22/ Amir Abrashi 23/ Thomas Strakosha 24/ Marash Kumbulla 25/ Naser Aliji 26/ Arbër Hoxha /Telegrafi/ 
telegrafi sport app