Përkundër masave dhe situatës me pandeminë COVID-19, numri i bashkatdhetarëve që ia kanë mësyrë Kosovës është mjaft i madh. Vetëm sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” pritet të realizohen 57 fluturime vajte-ardhje. E nga vikendi i kaluar e deri dje në Kosovë kanë arritur mbi 25 mijë udhëtar.
Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi për KosovaPress ka thënë se deri më 27 dhjetor pritet të realizohen 280 fluturime që kryesisht janë bashkatdhetar që vijnë për pushime nga Zvicra e Gjermania.
“Që nga vikendi që lamë pas, vërehet një rritje e numrit të udhëtarëve dhe po ashtu edhe i fluturimeve. Nga e shtuna deri ditën e mërkurë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur mbi 25 mijë udhëtarë, ndërsa pritet që nga data 19 deri më datën 27 të këtij muaji të realizohen 280 fluturime… Numri më i madh i fluturimeve të udhëtarëve është nga Zvicra, kryesisht nga Bazel, Cyrih dhe Gjeneva dhe më pas vijon Gjermania… Fundjavën që lamë pas i kishim mbi 150 fluturime numri më i madh i tyre është nga shteti i Zvicrës…Sot gjatë ditës pritet të realizohen rreth 57 fluturime vajtje-ardhje ku prapë Zvicra mbetet një nga vendet me numrin më të madh të qytetarëve dhe fluturimeve”, tha ai.
Gashi ka theksuar se të gjitha masat antiCOVID-19, të vendosura nga institucionet përgjegjëse në Kosovë, po respektohen me përpikëri.
“Secili qytetar që arrin në Kosovë duhet ta paraqesë testin PCR negativ përndryshe i kërkohet që udhëtari në fjalë të vetizolohet për 7 ditë”, tha ai.
Pushimet verore nuk i kaloi në Kosovë, por Burim Hasani nuk e humbi mundësinë që disa ditë për fundvit t’i kalojë në vendlindje.
“Dashuria e madhe për vendin kemi nënën vëllezërit të gjithë…Nuk kemi mundur të vijmë (gjatë verës) do të qëndrojmë vetëm katër”, tha ai.
E rrugën për vendlindje e kishte marrë edhe Fadil Zhitia, i cili tha se përkundër rrezikut nga pandemia, ai vendosi të vijë për festat e fundvitit në Kosovë.
“Mirë kaluam e kemi bërë një gabim verës që nuk kemi ardhur…Përkundër pandemisë kemi ardhur, fluturimi ka qenë i qetë, na kanë pritur mirë dhe na kanë informuar se duhet bërë testin pasi të shkojmë në komunat nga vijmë“, deklaroi ky bashkatdhetar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës