Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë vitit 2020, 1362 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Autoritetet thonë se pandemia e ka përkeqësuar situatën, ndërsa po përpiqen të hartojnë programe të fuqizimit ekonomik me synim riintegrimin e tyre në shoqëri.
Më poshtë sjell Zëri i Amerikës rrëfimin e një gruaje që ka qenë viktimë e dhunës në familje.
“Jeta ime nuk di as vet të tregoj se si ka qenë. Deri kur isha vajzë, kam qenë shumë mirë, kishim pak, ama kënaqeshim me aq sa kishim. Që kur u martova, tre vite më parë, vetëm poshtë e më poshtë kam shkuar”.
Kështu nis rrëfimi i “Albinës”, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redakisinë dhe është ndryshuar për shkaqe sigurie. Ajo u rrit në një familje prej 13 anëtarësh. Jetën si vajzë e kaloi me vështirësi financiare në familje, por ditë më të rënda po e prisnin pas martesës.
Rrëfimet e saj për dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti ndër vite e rëndojnë shumë dhe shpesh mbetet pa fjalë…
Pak kohë pasi u martua, Albina ngeli shtatzënë. Një shtatzëni që thotë ta ketë kaluar me shumë vështirësi për shkak të keqtrajtimit fizik nga bashkëshorti.
“Një mbrëmje, rreth orës dy pas mesnatës, kisha gjakderdhje e cila zgjati deri në mëngjes. Në mëngjes i thashë atij ‘a mund të më dërgosh tek mjeku sepse nuk jam mirë dhe kam gjakderdhje? Më tha jo. Për çdo gjë, të mirë a të keqe, gjithmonë më thoshte jo”, thotë ajo.
Një nga momentet më të vështira gjatë jetës me të, thotë Albina, ishte dita kur bashkëshorti e rrahu derisa i ra të fikët.
“Më ka rënë me çka kishte mundësi, së fundmi më ka gjuajtur me një thupër derisa më ra të fikët, në prani të kunatës. Nuk isha më e vetdijshme se çfarë ndodhi më pas, deri kur u zgjova të nesërmen në mëngjes”, rrëfen Albina.
Krahas dhunës fizike, ajo thotë se bashkëshorti i saj ka ushtruar vazhdimisht dhunë seksuale mbi të.
“Vetëm si ta kryejë marrëdhënie e të dalë, tjetër gjë nuk i interesonte. Nuk i ka interesuar nëse jam lënduar shpirtërisht, fizikisht apo psiqikisht”, thotë Albina.
Lindja e vajzës solli probleme të reja…
“Vajzat zakonisht nuk i do, ka qejf vetëm djem. Unë mendoj se si vajza – si djali është e njëjta gjë për atë që di të vlerësoj. Madje, për mua vajza është më e vlefshme se djali, por çfarë të bëj? Fati ishte i tillë për mua”, thotë ajo.
Albina jetoi duke mbajtur peshën e përjetimeve të saj vetëm mbi supe të veta për rreth tri vjet.
“Prisja që ai të ndryshonte dhe situata do të përmirësohej, por kur e pashë që asgjë nuk po bëhej më mirë, vendosa të ikja dhe nuk kthehem më kurrë, çfarëdo që të ndodhë, unë nuk do të kthehem më në atë vend. Vështirë, vështirë shumë, nuk ka gjë më të vështirë në jetë. Të gjitha i kam përballuar, por kur e rrihte vajzën, më dukej vetja sikur futesha në zjarr”, thotë ajo.
Kur vendosi të largohej nga shtëpia e bashkëshortit, nuk gjeti shtëpinë e vjetër ku jetonte si vajzë meqë vëllezërit i thanë se “aty nuk ka më vend për të”.
Pa shkollim të lartë, pa një profesion e një punë, me fëmijë të vegjël për t’u përkujdesur, zgjidhja e vetme për të ishte vendosja në një nga dhjetë shtëpitë e sigurta të licencuara në Kosovë për qëndrim të përkohshëm të grave që përjetojnë dhunë në familje.
Sakibe Doli, nga shtëpia e sigurtë e Gjakovës i tha se së fundmi është rritur për rreth 30 për qind numri i grave që kërkojnë strehë.
“Numri i rasteve është rritur dhe pandemia ishte një ndër faktorët sepse këto gra e kanë përjetuar dhunën edhe pa pandemi por tash u shtua numri për shkak të vështirësive të krijuara nëpër familje, ndoshta dikujt bashkëshorti i ka mbetur pa punë, e të ngjashme. Pra, ai që është mësuar të ushtrojë kontrollë, vetëm sa e ka shtuar dozën gjatë pandemisë”, thotë Doli.
Ajo thotë se gratë aty përjetojnë stres të dyfishtë, frikën nga pandemia dhe atë nga bashkëshortët, prandaj janë angazhuar psikologë klinikë për të punuar me to. Zonja Doli u bën thirrje të gjitha grave që përjetojnë dhunë në familje, ta raportojnë atë.
“Përndryshe në qoftë se një grua vendosë që të qëndrojë në një ambient të dhunshëm, ajo do të krijojë dhunues të ri sepse përvoja jonë na ka treguar këtë. Kemi pasur nënë e cila e pësuar një herë dhunën nga bashkëshorti e dikur edhe nga djali i saj sepse ai duke u rritur në një ambient të tillë është bërë edhe vet dhunues”, thotë ajo.
Edi Gusia nga zyra për barazi gjinore në kuadër të qeverisë së Kosovës thotë se shkalla e rritjes së dhunës në familje në Kosovë është shumë shqetësuese.
“Më shqetësues është fakti që të gjitha të dhënat për gratë të cilat janë vrarë në Kosovë, tregojnë se bashkëshorti ka qenë dorasi. Do të thotë aty ku gruaja duhet të ndihet tamam në shtëpinë e saj, në familjen e saj e ku duhet të ndihet më e sigurtë, me të dhënat tona po del se ajo është më e pasigurta dhe më e pambrojtura”, thotë zonja Gusia.
Ajo thotë se kuadri ligjor i Kosovës është shumë i përparuar por vazhdon mungesa e zbatimit të tij.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një prej Kushtetutave më të avancuara në kuptimin e gjithë kornizës ligjore, por edhe legjislacioni i Kosovës që mbron gratë nga dhuna në familje, mirëpo fatkeqësia qëndron te dështimi i zingjirit institucional në përgjigje ndaj kërkesave të viktimave të dhunës në familje. Thjeshtë deri në momentin kur nuk kërkohet përgjegjësi individuale nga secila hallkë e zingjirit, nga secili person zyrtar publik, i cili e ka pasur rastin në menaxhim, shumë vështirë se do të ketë përmirësim të situatës”, thotë Gusia.
Ajo thotë se ministria e drejtësisë ka filluar punën në hartimin e strategjisë së re për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore, një plan katër vjecar me të cilin synohet krjimi i programeve për fuqizim ekonomik të grave.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në vitin 2020, janë regjistruar dy mijë e 69 raste të dhunës në familje, ku shumica prej tyre apo 1 mijë e 362 janë raste të dhunës ndaj gruas. Por, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave në vazhdimësi thonë se ky numër nuk pasqyron gjendjen reale meqë edhe më tutje dhuna në familje në Kosovë konsiderohet si problem që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës