LAJMI I FUNDIT:

Pas Bosnjës, edhe nga Serbia në Turqi vetëm me letërnjoftime

Pas Bosnjës, edhe nga Serbia në Turqi vetëm me letërnjoftime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi për një marrëveshje me Bosnjë e Hercegovinën, që do t’i lejojë qytetarët e këtij shteti të udhëtojnë për në Turqi vetëm me letërnjoftime dhe anasjelltas.

Gjatë vizitës në Sarajevë të martën, më 6 shtator, ai njoftoi se “një marrëveshje e ngjashme do të nënshkruhet edhe me Serbinë”.

“Ne po punojmë për të nisur një udhëtim të ndërsjellë mes dy shteteve. Ministrat tanë të Jashtëm do të kryejnë procedurat e nevojshme që kjo gjë të jetësohet”, tha Erdogan dhe shtoi se Turqia është “me Bosnjë e Hercegovinën në të gjitha çështjet”.


Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjës janë pajtuar se një marrëveshje e tillë do të ishte e dobishme për të dyja shtetet. Ata konfirmuar se procedurat e mëtejme do të kryhen nga Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Pas takimit, udhëheqësi i Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, tha se Turqia është e përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të tij.

Liderët e të dyja shteteve theksuan raportet e mira dhe miqësore mes dy vendeve, por edhe për rolin e tyre në “stabilizimin” e situatës në Ballkanit Perëndimor.

Pas Bosnjë e Hercegovinës, Erdogan do të qëndrojë të mërkurën në Serbi, ku do të takohet me liderët shtetërorë.

Në trend Botë

Më shumë
Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Vatikani lejon homoseksualët të shërbejnë si priftërinj, Papa Françesku: Të jesh i tillë nuk është krim

Botë
Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?

Sa janë përhapur zjarret në Los Angeles?

Amerika
Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve

Për herë të parë në gati 40 vjet, në Gjermani shpërthen sëmundja e kafshëve "Afta Epizootike"

Evropa
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm

Trump dhe plani i tij për ta marrë Grenlandën, katër skenarët e mundshëm

Botë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë
Kalo në kategori