Nga Kili në Libi, përmes Hong Kongut dhe Irakut, protestuesit po maskohen me pamjen e një buzëqeshje të ekzagjeruar të Jokerit, një personazh nga filmi me të njëjtin emër e që po thyen rekordet në kinematë botërore.
Fytyra e Jokerit, si kundërshtim i personazhit Batman, është parë në protestat antiqeveritare që po mbahen anë e mbanë botës.
“Filmi i Todd Philipps për Jokerin ka një fuqi të vërtetë provokuese. Kjo po bën jehonë për protesta kundër një sistemi politik për të cilin njerëzit besojnë se është i pasaktë dhe që nuk i dëgjon ata”, tregon për France24, përcjell Telegrafi, William Blanc, historian dhe autor i librit “Superheronjtë: Një histori politike”.
Në javët që kur ky film doli në kinema, ky simbol i protestës tashmë ka qenë i dukshëm në rrugë, veçanërisht në Libi, ku një grup i artistëve i quajtur “Ashekm” ka pikturuar një mural të kllounit që mban një koktej molotovi.
Some people in Lebanon are protesting corruption and the political elite in "Joker" make-up: pic.twitter.com/0aOglCqf2B
— AJ+ (@ajplus) October 23, 2019
Referencat politike me anë të karaktereve janë të shumtë dhe Joker nuk është maska e vetme. Për shembull, në Hong Kong, demonstruesit po demonstrojnë kundër Ligjit për Ekstradim në Kinë me anë të personazheve Winnie Pooh dhe Pepe the Frog.
Edhe maska e Anonymus, i cili u krijua në vitin 2003, ka shumë të përbashkëta me Jokerin se sa mund të mendoni.
“Tema kryesore e këtyre dy filmave [personazheve] është ndarja shoqërore, fakti i gjetjes së vetvetes për të përballuar mjerimin tuaj. Në fund të filmit të Philippsit, pak a shumë si në fund të ‘V për Vendetta’, të gjithë ata që veshin të njëjtën maskë është mënyra e tyre për t’u bashkuar si grup”, shpjegon Blanc, përcjell Telegrafi.
There’s a Joker facepaint station at the protests in Beirut pic.twitter.com/C7BSRyOjS1
— Helen Sullivan (@helenrsullivan) October 18, 2019
Për më shumë se një javë vijojnë protestat masive në Kili, të cilat kulmuan të premten me rreth një milion qytetarë që protestuan në kryeqytetin Santiago, ku protestuesit kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e presidentit Sebastian Pinera, por ky i fundit ka vendosur që të shkarkojë vetëm ministrat, por jo të largohet vetë nga posti.
Ajo që bie në sy është se figura qendrore e këtyre protestave është Jokeri. Ata shfaqen shpesh të vizatuar në fytyrë me pamjen apo figurën e tij.
https://twitter.com/FYDCOMICSYCINE/status/1186349104944816133
Filmi Joker flet për një klloun të margjinalizuar që kryen një seri vrasjesh të njerëzve me pushtet dhe që vijnë nga klasa e të pasurve. Këto vrasje më pas shkaktojnë trazira në vend, me qytetarët që ndihen të shkelur dhe të pamundur, kundër klasës së pasur të shoqërisë.
Me gati 800 milionë dollarë të mbledhur nga shitja e biletave në mbarë botën, Joker praktikisht ka thyer rekordet. Filmi deri tani, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbledhur mbi 260 milionë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet