Shoqata e Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve “Prishtina International Autoshow”, për herë të dytë.

Panairi do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (magjistralja Prishtinë – Mitrovicë), me datat 02 deri me 05 Maj 2019, duke filluar nga ora 10:00 deri në 20:00 gjatë javës, kurse në fundjavë duke filluar nga ora 09:00 deri në 20:00.


18341809 452382521766637 1295865762980097218 n

Në edicionin e dytë të panairit, i cili është më ndryshe se të gjitha panairet e mbajtur në Kosovë, do të prezantohen 23 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit nga industria e automjeteve botërore.

Të pranishëm në këtë panair do të jenë brendet: Audi, BMW, Citroen, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Jaguar, Jeep, Kia , Lexus, Land Rover, Mercedes, Nissan, Opel, Peugeot, Porche, Renault, Skoda, Suzuki, Seat, , Toyota, dhe Volkswagen.

18403457 452275785110644 1427744957833710093 n

Bujar Hoxha, kryetar i Shoqatës së Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), tha: “Në këtë panair do të marrin pjesë pothuajse të gjitha brendet që shiten dhe distribuohen në Kosovë dhe do të prezantohen modelet më të reja, të cilat deri më tani qytetarët nuk kanë pasur mundësinë që t’i shohin. Ashtu si dhe në edicionin e parë, do të ketë prezantime speciale dhe shumë gjëra interesante për të pranishmit”.

18423873 453142408357315 2253186274990687006 n

Kurse Leart Zeqa, nga kompania MODUS, tha: “Është kënaqësi që përsëri të organizosh diçka të tillë siç është panairi i automjeteve ‘Prishtina International AutoShow’, dhe jemi duke bërë gjithçka që ky panair të jetë një ngjarje shumë interesante dhe e paharruar dhe akoma më emocionuese për të gjithë vizitorët. Kjo ngjarje do të jetë një ngjarje atraktive për të gjithë qytetarët, të rinjtë dhe familjarët, e jo vetëm për adhuruesit e automobilave”, përfundoi Zeqa.

Përveç automjeteve që do të zënë pjesën kryesore të hapësirës prej mbi 2,000 m2, do të jenë prezente edhe kompani të tjera të cilat kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pajisjeve, vajrave dhe aksesorë për automjete por nuk do të mungojë as aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqime të ndryshme.

18425139 453748044963418 2168023905246169500 n

Në panair do të jetë edhe këndi i lojërave në mënyrë që ky eveniment të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë argëtim për të gjithë familjen.

Në fotot e publikuara janë disa nga pamjet e edicionit të kaluar të “Prishtina International Autoshow”.

Hyrja në panair do të jetë falas!

Ky panair mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.