Neymari ka kërkuar katër transferime të mëdha nga PSG nëse ai do të largohet nga Barcelona.

Babai dhe agjenti i brazilianit, Neymar Snr, ka qenë në bisedime të gjera me zyrtarët e PSG gjatë dy javëve të fundit, ndërsa transferimi rekord i djalit të tij, 222 milionë euro, shkon në afërsi të realitetit.


Sipas gazetës franceze Le Parisien, në mesin e kërkesave të Neymarit është një ekip konkurrues, me listën e blerjeve të katër lojtarëve që u dorëzohet drejtorëve të PSG-së.

neymar cou sanchez

I pari, Daniel Alves, tashmë ka ardhur nga Juventusi dhe Neymar gjithashtu dëshiron që PSG të sulmojë të Ligën Premier, ku synimet kryesoret janë mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho dhe sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Ndërsa, lojtari i katërt i kërkuar nga ylli brazilian është i panjohur për redaksinë e gazetës franceze.

Neymar ka kërkuar gjithashtu që të lihen mënjanë planet për të shitur mikun e tij të mirë Lucas Moura. /Telegrafi/

telegrafi sport app