Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është duke e kryer punën e tij që ta bind Lucas Lima që ta bashkohet në janar me klubin. 

Blaugranat janë duke kërkuar mesfushor për tu përforcuar dhe lojtari i Santosit pëlqehet shumë.


"Ai është një mik i imi i madh dhe unë jam duke e inkurajuar që të vijë te Barcelona”.

lucas lima 1

"Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, do ta pres me krahë të hapur”, ka thënë Neymar.

Lima për agjent e ka babain e Neymarit, ndërsa në të shkuarën futbollisti ka qenë në lidhje me motrën e lojtarit të Barcelonës.

gabigol 2 Gabigol dhe Rafaella (Instagram)

Ndryshe, pasi u nda nga Lima, motra e Neymarit është lidhur me sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa. /Telegrafi/

telegrafi sport app