Neymar shënon gol fantastik nga gjuajta e lirë ndaj Bordeaux, asiston edhe te goli i Cavanit (Video)

Paris Saint Germaini ka filluar ndeshjen mirë ndaj Bordeaux në Ligue 1.
Klubi nga Parisi kaloi në epërsi në minutën e pestë me golin e Neymar dhe pastaj për 2-0 shënoi Edison Cavani.
Braziliani shënoi nga gjuajta e lirë një gol fantastik prej 28.4 metra duke mos i dhënë mundësi portierit kundërshtarë as të mendojë.
Ky ishte goli i pestë sezonal i ish-anësorit të Barcelonës, por ai ka edhe katër asistime në kampionatin elitar francez.
Uruguaiani shënoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Neymar. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x62o7s6

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































