LAJMI I FUNDIT:

Nexus nga Huawei do të jetë shumë i fuqishëm!

Nexus nga Huawei do të jetë shumë i fuqishëm!

Google deri më tani ka pasur partneritet me Samsung, HTC, LG dhe Motorola për të krijuar linjën e saj të telefonave Nexus, ndërsa tani gjiganti global i kërkimit me sa duket ka arritur marrëveshje me prodhuesin e madh kinez Huaëei për modelin e ri të Nexus.

Sipas @evleaks thuhet se Huawei do ta krijojë një model të fuqishëm të telefonit Nexus, i cili do të prezantohet në treg në tremujorin e fundit të këtij viti.

Bazuar në burimet e @evleaks thuhet se Nexus i ri do të vijë me ekranin prej 5.7-inç në cilësinë QHD, procesorin Qualcomm Snapdragon 820 SoC me bërthamat e personalizuara Kyro, trupin e metaltë dhe skanerin për gishtë. (Telegrafi)