Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ushtarët dhe komandantët izraelitë “janë vendosur në Rripin e Gazës, dhe janë dislokuar kudo”.
Ai deklaroi se operacioni i vazhdueshëm tokësor në Gaza është faza e dytë e luftës me Hamasin me “objektiva shumë të qarta”, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Netanyahu u shpreh se forcat shtesë tokësore izraelite kanë hyrë në atë që ai iu referua si “kështjella e së keqes”, duke folur për Gazën, për të “çmontuar” Hamasin dhe për të sjellë pengjet në shtëpi.
“Kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë. Ne do të fitojmë”, theksoi kryeministri izraelit.
Netanyahu gjithashtu foli edhe në mënyrë indirekte edhe për deklaratën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan i cili akuzoi Izraelin për krime lufte.
“Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më morale në botë”, potencoi kryeministri izraelit pa përmendur emrin e Erdoganit.
Ai mes tjerash tha se ushtria izraelite po merr masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzon Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur njerëzit e tyre si mburoja”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë