Netanyahu thotë se luftimet kanë rifilluar pasi Hamasi shkeli planin e armëpushimit

254:"Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a press conference with Defense Minister Yoav Gallant and Cabinet Minister Benny Gantz (not pictured) in the Kirya military base in Tel Aviv , Israel , 28 October 2023. ABIR SULTAN POOL/Pool via REUTERS 11:"via REUTERS
Ushtria izraelite rifilloi luftën kundër Hamasit në Gaza, pasi grupi militant shkeli planin e armëpushimit, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të publikuar sot nga zyra e tij.
“Hamasi nuk e respektoi detyrimin e tij për të liruar sot të gjitha gratë e rrëmbyera dhe lëshoi raketa drejt qytetarëve të Izraelit”, tha Netanyahu, transmeton Telegrafi.
Sipas kryeministrit izraelit, me rifillimin e luftimeve, qeveria e Izraelit është e detyruar të përmbushë objektivat e saj të luftimeve.
Ai tha se këto objektiva janë “lirimi i pengjeve, likuidimi i Hamasit, dhe siguria që qytetarët e Izraelit nuk do të kërcënohen më kurrë nga një një sulm nga Gaza”.
Nga
Telegrafi
01/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































