Burimi: The Guardian (titulli: Netanyahu, the brutal chancer, will keep on bombing, but his brinkmanship may go too far)
Përkthimi: Telegrafi.com
Është krejtësisht e qartë se Benjamin Netanyahu nuk dëshiron armëpushim në Gazë, Liban apo diku tjetër – të paktën jo ende. Administrata e Bidenit dhe qeveria e Keir Starmerit mund të vazhdojnë me iluzionin e dëshirueshëm politik se vrasja e javës së kaluar e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, ka hapur një dritare për paqen – nëse kjo dëshirohet. Por, është absurde. Kryeministri i Izraelit është tërbuar dhunshëm, si një huligan i dehur, i armatosur me arsenalin e furnizuar nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar. I pëlqen zhurma e thyerjes së xhamit.
E vërteta e hidhur është se Netanyahu, aleatët e tij të ekstremit të djathtë dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve izraelitë besojnë, marrëzisht, se po e fitojnë luftën të cilën Hamasi e filloi më 7 tetor të vitit të kaluar dhe të cilën Izraeli e ka zgjeruar pa mëshirë dhe në mënyrë kriminale. Ata e shohin vdekjen e Sinwarit – pas vargut të fundit të atentateve të profileve të larta – si shfajësim të politikës së pamëshirshme të Netanyahut, edhe pse në fund kjo patjetër do të ketë pasoja të rënda. Objektivi i tij i ardhshëm? Irani.
Çfarë po mendon Netanyahu? Ai synon të arrijë forcën maksimale, shtrirjen dhe ndikimin, kryesisht për t’u mbrojtur politikisht në të ardhmen. Izraeli ka intensifikuar operacionet ushtarake në veriun e Gazës, edhe pse Hamasi është i dobësuar, i çorganizuar dhe reduktuar në akte të rastësishme rezistence. Si gjithmonë, ai është i gatshëm të përballojë kritikat ndërkombëtare për numrin e lartë të viktimave civile në zonat e shkatërruara si Xhabalia. Pse? Sepse, ndonëse nuk ka ndonjë plan të qartë për “ditën tjetër” në Gazë, Netanyahu është i përkushtuar të maksimizojë kontrollin izraelit dhe pozicionin e tij përpara ditës kur ai, dhe jo Joe Biden apo dikush tjetër, vendos të ndalë të shtënat.
Netanyahu ka refuzuar këshillën e shefave ushtarakë izraelitë, si dhe të amerikanëve, se vrasja e Sinwarit duhet të shfrytëzohet për të arritur një marrëveshje për pengjet, raportoi e përditshmja “Haaretz”. Një negociator izraelit për pengjet, i tha gazetës: “Në një masë të madhe, jemi në të njëjtën situatë. Vrasja nuk krijoi fleksibilitet. Qëllimet e luftës nuk kanë ndryshuar për sa i përket përfundimit të sundimit të Hamasit. Si pasojë, urdhrat e dhëna për Forcat e Mbrojtjes nuk kanë ndryshuar”. Gjithashtu, sipas negociatorit, nga ana e Hamasit nuk kishte ndonjë ndryshim.
Refuzimi i ngjashëm izraelit është i dukshëm edhe në Liban, ku sulmet ajrore ndaj Bejrutit dhe qyteteve të tjera, si dhe përparimet në tokë, janë shtuar pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Të hënën, forcat izraelite zgjeruan sulmet në objektiva jo-ushtarakë.
Në një shenjë përbuzjeje ndaj paqeruajtësve, Netanyahu nuk ka shfaqur asnjë hezitim për të shtrirë luftën e tij në OKB, si politikisht – muajin e kaluar ai mbajti një fjalim të turpshëm dhe luftënxitës në Asamblenë e Përgjithshme – ashtu edhe ushtarakisht përmes sulmeve ndaj UNIFIL-it, forcës së OKB-së në Liban. Paqeruajtësit janë plagosur. Ushtria e Libanit, një forcë tjetër jo-luftarake, gjithashtu është goditur.
Amos Hochstein, i dërguari amerikan për paqen, i cili mbërriti në Bejrut të hënën, po kërkon një armëpushim sipas Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që përcaktoi vijën ndarëse midis dy palëve në luftën e vitit 2006 në Liban. Ka biseda për krijimin e një force të re ndërkombëtare për të siguruar kufirin Izrael-Liban. Ndërkohë, thuhet se Izraeli po kërkon të drejtën për të ndërhyrë përsëri në të ardhmen në vend, si në tokë ashtu edhe në ajër, sa herë që të ndihet i kërcënuar.
Kërkesat e fundit janë të papranueshme për çdo shtet sovran, sado i dobësuar qoftë. Por, ato pasqyrojnë qasjen e përgjithshme të udhëheqësit izraelit – si në Gazë, po ashtu edhe në Liban. Netanyahu, duke ditur se nuk mund t’i rezistojë presionit ndërkombëtar pafundësisht, duket se synon të shkaktojë sa më shumë dëme ndaj Hezbollahut, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë organizativ, për sa kohë që ka mundësi, dhe të fitojë pastaj sa më shumë terren teksa pret përfundimin e armiqësive me kushte të favorshme të cilat ai vetë dëshiron t’i diktojë.
Është e pamundur të mos ndjesh keqardhje për Antony Blinkenin, sekretarin amerikan të Shtetit. Duke iu qasur besimit të përhantë të Bidenit se vrasja e Sinwarit është një mundësi dhe jo një hap tjetër në rrugën për në Ferr, Blinkeni është urdhëruar të ndërmarrë një raund tjetër të asaj që amerikanët këtë javë me ironi e quajnë paqebërja në Lindjen e Mesme. Ai mbërriti sot në Tel Aviv teksa binin sirenat e sulmit ajror, nën pretendimin se Hezbollahu kishte bombarduar qytetin.
Por, Blinken nuk ka asgjë për të ofruar, përveç karotave – ndërkohë që Netanyahu është mishngrënës. Për Netanyahun, bisedimet me Blinkenin nënkuptojnë dëgjimin e asaj që ai ka për të thënë – se po pajtohet që është një ide e mirë dhe, më pas, pa ia ndier, të vazhdojë me veprimet e veta posa vizitori ia kthen shpinën.
Analiza e parë e realitetit: fokusi kryesor i vizitës së Blinkenit nuk është Gaza apo Libani. Ka të bëjë me kufizimin e objektivave, fuqisë shkatërruese dhe çmendurisë eskaluese, ndoshta të ndërlidhur me armët bërthamore, për sulmin e afërt hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit – pas sulmit me 181 raketa balistike të Teheranit më herët në këtë muaj. Analiza e dytë e realitetit: Blinkeni dhe Netanyahu e dinë se Bideni nuk do të përpiqet seriozisht të frenojë Izraelin para zgjedhjeve të 5 nëntorit në ShBA. Nuk do të ketë ndalesa armësh, as sanksione ndëshkuese nga të cilat mund të humbasin vota për demokratët.
Frika më e madhe e Bidenit tani është përballja shpërthyese dhe jashtë kontrollit midis Iranit dhe Izraelit, këtë javë ose tjetrën, që do të tërhiqte forcat amerikane në një tjetër moçal të Lindjes së Mesme, pikërisht para se votuesit të zgjedhin midis Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit. Zgjedhjet amerikane janë horizonti i vërtetë i Netanyahut. Ky është synimi i tij. Për këtë arsye, pa ia ndier, ai do të vazhdojë të bëjë çfarëdo që dëshiron, dhe ndoshta më shumë se më herët, si në Gazë ashtu edhe në Liban në të paktën dy javët e ardhshme.
Nëse Harrisi fiton, ShBA-ja mund të jetë në një pozicion më të mirë për të imponuar kushte, meqë Harris duket se e ndjen fuqishëm koston humanitare të luftës – megjithëse për ta bërë këtë do të nevojitet një vullnet politik që aktualisht po mungon. Nëse fitorja shkon te Trumpi, një njeri agresiv i djathtë dhe anti-palestinez, Netanyahu do të jetë në gjendje të përfitojë kurdo që dëshiron, duke këmbëngulur nga pozicioni i tij aktual i forcës – për kohën, kushtet dhe formën e çdo armëpushimi dhe për zgjidhjen afatgjatë që mund të vijë më pas.
Kjo është ajo që po mendon Netanyahu, dhe kjo është arsyeja pse ai tani nuk do të marrë parasysh armëpushimin. Por, as ai dhe as të tjerët nuk e dinë se çfarë do të bëjë Irani nëse sulmohet në përmasat alarmante, siç sugjerohet nga dokumentet e brendshme të rrjedhura të ShBA-së. Netanyahu, ky brutal dhe i pacipë, po shkon shumë larg me lojën e tij të pandërprerë dhe të rrezikshme. Në ditët në vijim, loja e tij vdekjeprurëse mund të përfundojë duke shpërthyer në fytyrën e tij dhe të Izraelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët