LAJMI I FUNDIT:

Nesër zhvillohet finalja e parë në futsall, Prishtina 01 pret Liqenin

Nesër zhvillohet finalja e parë në futsall, Prishtina 01 pret Liqenin

Sezoni 2023/24 kishte filluar me ndryshime në sistemin e garave në futsall, ku gjashtë klube do të ishin pjesë e play-offit.

Ky sistem doli të jetë i qëlluar, pasi që play-offi solli ndeshje të forta dhe shikueshmëri rekord.

FC Prishtina 01 e kishte mbyllur kampionatin si lider me 52 pikë dhe në play-off e nisi nga gjysmëfinalja.


Aty u ndesh me Mabetex Prishtinën, ku me dy fitore nga dy takime, FC Prishtina 01 siguroi fitoren.

Në anën tjetër, FC Liqeni, kampionatin e mbylli në vendin e tretë me 38 pikë dhe iu desh të luajë nga çerekfinalja e play-offit.

FC Liqeni fillimisht eliminoi FC Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 2-1 në çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale mposhti FC Drenicën po ashtu me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas një serie dramatike.

FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni takohen në finalen e play-offit për herë të dytë me radhë, ndërsa ishin edhe në finalen e Kupës së Kosovës.

Finalja e parë mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit zhvillohet të enjten mbrëma në Palestrën ‘1 tetori’ në Prishtinë me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori