Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.
Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, nesër në orwn 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999; Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999; Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999; Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999; Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999; Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999.
Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Gjatë takimit të përbashkët, u theksua angazhimi i institucioneve dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në zbardhjen e së vërtetës dhe evidentimit institucional të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Familjarët u njoftuan për angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë, duke vënë theksin edhe në punën që aktualisht është duke u realizuar në procesin e ri-inventarizimit të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani. U veçua angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.
Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan familjarët e personave të zhdukur, që përkundër dhimbjes së madhe dhe vuajtjes për këto 23 vite, gjithnjë kanë treguar mirëkuptim dhe kanë ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm në këtë proces të ndjeshëm dhe kompleks. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo
Batusha i Vetëvendosjes: LVV-ja ose vetë në qeveri ose në opozitë
Bedri Hamza: Nëse partia e parë nuk krijon institucionet, duhet me marrë përgjegjësinë PDK-ja
Çka thuhet në vendimin e Speciales për kërkesat e Thaçit ndaj vizitorëve për dëshmitarët e Hagës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi