Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër dhe pasnesër pritet që të kemi rritje në fushën e presionit atmosferik .

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe temperatura të cilat do të luhaten nga 14C-17C minimalet, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 28, për të vazhduar gjatë javës deri në 30C.


Ndërsa, të enjten vende-vende pritet të ketë riga të dobëta shiu por që vlerat e temperaturave do ti ruajnë maksimalet e lartshënuara.
Do të fryjë erë nga veriu e më pas nga jugperëndimi, e lehtë dhe mesatare. /Telegrafi/