Nesër mbyllet për qarkullim rruga "Ilaz Kodra” në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim rruga "Ilaz Kodra” në kryeqytet.
Në njoftim thuhet se rruga "Ilaz Kodra", do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, prej orës 07:00 – 17:00, transmeton Telegrafi.
"Rruga 'Ilaz Kodra' deri te kryqëzimi me rrugën '28 Nëntori' dhe 'Isa Boletini' (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00", thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës bën të ditur se në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































