LAJMI I FUNDIT:

Nëse posedoni Samsung Galaxy, ndaleni telefonin menjëherë!

Nëse posedoni Samsung Galaxy, ndaleni telefonin menjëherë!

Hakerët mund të depërtojnë në telefonat e linjës Samsung Galaxy dhe të spiunojnë përdoruesit e telefonave të famshëm, dhe të marrin çfarëdo që ata duan nga telefoni.

Një dobësi në softuerin e telefonave Samsung Galaxy i lejon hakerët të shohim përmes kamerës së telefonit, të dëgjojnë përmes mikrofonit, të lexojnë mesazhe si dhe të instalojnë aplikacione mobile, thuhet sipas studiuesve.

Derisa Samsung ta ndreq problemin, ka pak gjëra që mund të bëjnë pronarët e telefonit jashtë rrjeteve të pasigurta Wi-Fi.
Sipas NowSecure, tani janë mbi 600 milionë telefona që e kanë të instaluar tastierën e Samsung, SwiftKey, e cila mund të monitorohet në distancë, dhe në të cilën besohet se qëndron i gjithë problemi i sigurisë së telefonit.

Kompania amerikane, NowSecure thotë se e ka paralajmëruar Samsung për këtë problem qysh në dhjetor të vitit të kaluar. Lajmi i mirë është se Samsung ka filluar operacionet për zgjidhjen e këtij problemi, por nuk është bërë ende e ditur nëse është arritur ndonjë rezultat në këtë drejtim. (Telegrafi)