Nëse nuk keni uri në mëngjes, ndoshta trupi po ju thotë diçka që nuk duhet ta injoroni

Nëse anashkalimi i mëngjesit është kthyer në një rutinë për ju, sepse thjesht nuk jeni të uritur, ekspertët e shëndetit thonë se ndoshta ky është një problem që ka lidhje me shëndetin tuaj
A e keni kapur ndonjëherë veten “mat” duke vrapuar për të dalë nga dera e shtëpisë, ndërkohë që përtypni kafshatat e ushqimit në mëngjes? Por, ndodh edhe që stomaku nuk ju jep asnjë sinjal urie dhe ju rrini pa ngrënë deri pasdite kur ktheheni nga puna.
Shkaqet e shmangies së mëngjesit
Nutricionisti @VictorGenty hedh dritë mbi këtë dukuri, përmes një postimi në TikTok, ku shprehet se ankthi dhe stresi nuk dëmtojnë vetëm paqen tuaj mendore, por edhe urinë e mëngjesit.
Nëse jeni të nevrikosur, oreksi kalon në plan të dytë për nga rëndësia, sidomos në mëngjes. Por, jo vetëm kaq! Dietat kufizuese apo rutina e çrregullt e të ngrënit në darkë vonë, mund të jenë sinjale që ju bëjnë të hiqni dorë nga ushqimi në mëngjes.
Shmangia e mëngjesit mund të duket si diçka normale, por ky zakon mund të kthehet në një rutinë kërcënuese për shëndetin. Pa karburantin dhe energjinë e ngrënies së mëngjesit, trupi juaj funksionon si “në ajër” gjatë ditës dhe kjo përkthehet në një rënie të energjisë dhe nerva të tendosura.
Përtej kësaj, nëse mendoni se do të humbni peshë duke hequr dorë nga vakti i mëngjesit, ju thjesht po “minoni” standardet e uljes së kilogramëve. Uria kthehet në mesditë dhe me shumë mundësi ju jeni gati të hani gjithçka që ju del para vetëm që të mbushni zbrazëtinë në stomak që vjen nga mosngrënia e mëngjesit, citon Anabel.
Pra, keni një listë me arsye, nga ato të aspektit mendor tek ato fizike për të kuptuar rëndësinë e madhe që ka mëngjesi nëse ai konsumohet çdo ditë dhe në mënyrën e duhur! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit