Sipas anketave të fundit, 44% e çifteve të martuara besojnë se; debatet më shumë se një herë në javë i ndihmojnë çiftet t’i mbajnë marrëdhëniet e shëndetshme për një kohë të gjatë
Në fakt, çiftet që grinden shpesh, por gjithnjë në mënyrë paqësore, kanë më shumë të ngjarë të qëndrojnë së bashku, sepse përveç keqkuptimeve të vogla, ata e dinë që dashuria e tyre është e sinqertë.
Bright Side na tregon pse zënkat herë pas herë mund të jenë të shëndetshme për lidhjen tuaj:
Debatet janë një shenjë e një marrëdhënie të pjekur
Shmangia e vazhdueshme e konfliktit nuk është pa dyshim mënyra më e mirë për të krijuar një marrëdhënie afatgjatë. Përkundrazi, nëse jeni në gjendje të flisni qartë kur debatoni, do të thotë që jeni gati ta çoni dashurinë tuaj në një nivel tjetër.
Njerëzit e pjekur nuk drejtohen me sulme personale dhe as nuk bërtasin, këshillon Class. Përkundrazi, ata përpiqen të arrijnë një kompromis dhe të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me ndihmën e një argumenti të shëndetshëm.
Zënkat do të thonë të bëni kujdes
Sigurisht, do të ishte shumë më e lehtë të bënit një sy të verbër dhe t’i toleronit zakonet e këqija të partnerit. Mirëpo, nëse i përballoni të gjitha dhimbjet dhe shqetësimet për të marrë një rezultat më të mirë në të ardhmen, atëherë kjo është një shenjë e madhe e dashurisë së vërtetë.
Me fjalë të tjera, të argumentosh do të thotë se je më i përkushtuar. Vetëm mos harroni – sa shpesh grindeni me prindërit ose motrat tuaja? E njëjta gjë vlen edhe për partnerin tuaj: nëse grindeni shumë dhe gjithmonë e kapërceni atë, kjo do të thotë se dashuria juaj i mund edhe debatet e tilla.
Komunikimi bëhet më i lehtë
Për të krijuar besim në marrëdhënien tuaj, nuk duhet të heshtni. Përkundrazi, është e nevojshme t’i flisni me partnerit me një mendje të hapur, duke marrë përgjegjësinë për veprimet tuaja dhe të dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin.
Meqenëse grindja është një nga format kryesore të komunikimit dhe më e sinqerta, me të vërtetë ndihmon për të përshpejtuar ndjenjat e intimitetit, besimit dhe lidhjes dhe për të mësuar partnerin tuaj se si të komunikojë me ju në një mënyrë më produktive.
Zënkat janë një shenjë e një marrëdhënieje të shëndetshme
Psikologët besojnë se ekzistojnë 7 pika kryesore për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur, dhe debati është një prej tyre. Në fakt, nëse një çift nuk debaton kurrë, kjo mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull me ta.
Argumentimi i ndihmon çiftet të rishqyrtojnë vlerat dhe ndjenjat e tyre duke adresuar dhe diskutuar gjërat që janë të rëndësishme për ta. Sidoqoftë, debati juaj duhet të jetë i shëndetshëm dhe joluftarak – gjithmonë përpiquni të tregoni pikat tuaja pa ngritje zëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk është rastësishëm aty, a e dini për çfarë shërben tapa në kapakun e shishes së vajit?

Ndihesh sikur të gjithë të urrejnë? Ndiq këto shtatë këshilla!

Pastroni shportën e 'air fryer' me këtë metodë super të thjeshtë me dy produkte shtëpiake

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Pesë truqe të dobishme për shoferët të cilat mund t’ju shpëtojnë nga fatkeqësitë në rrugë
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës