Sipas raportit të Institutit Klimatologjik të Australisë, nëse ndodh përkeqësimi aktual i motit, ngrohja globale do të ulte për 50 për qind prodhimin e kafesë deri në vitin 2050, e kjo do të çonte në zhdukjen totale të kafes më 2080.
“Ka dëshmi të forta se rritja e temperaturave dhe ndryshimi i modelit të reshjeve, tek tash po ndikojnë në rendiment, cilësi, dëme dhe sëmundje të cilat në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në sigurinë ekonomike në disa rajone që janë ekonomikisht të varura nga prodhimi i kafes”, thotë raporti.
Përveç faktit që konsumuesit mund të humbasin pijen e tyre të preferuar, pasojat e mungesës së kafesë mund të jenë shumë më serioze. Se çfarë do të ndodhte po të mos kishte kafe, për “Vice” pasin publicisti amerikan Mark Pendergrast, historiania nga Harvardi, Augustine Sedgewick, dhe njohësi i kafes, Peter Giuliano.
Sipas tyre, mbi 120 milionë njerëz në më shumë se 70 shtete varen nga kafja si burim i të ardhurave dhe shumica e 25 milionë kultivuesve të kafesë janë fermerë të vegjël. Vetëm në Kanada janë mbi 170 mijë punonjës në veprimtaritë që ndërlidhen me kafen, e në Shtetet e Bashkuara ky numër arrin në 1.6 milionë, transmeton Telegrafi.
Çfarë do të ndodhte nëse nesër zhduket kafe?
Augustine Sedgewick: “Njerëzit në njëfarë mënyre do të kompensohen, ndoshta me pije energjike. Nëse mund të sintetizojnë një hamburger, ne ndoshta do të jemi në gjendje të sintetizojnë edhe kafen”!
Mark Pendergrast: “Shumë njerëz do të kishin dhimbje koke, e do të shin nevrikë. Mbase njerëzit do t’ju ktheheshin lëngjeve e do të merrnin më shumë sheqer”!
Shumë do të mbeteshin pa punë. Çfarë do të ndodhte me ta?
Augustine Sedgewick: “Nëse janë 150 milionë njerëz puna e të cilëve varet nga kjo bimë, mbase 149 milionë prej tyre do të ishin të lumtur që nesër nuk duhet të punojnë. Sepse, shumica e punëve në këtë sektor janë të rënda, përfshirë prodhimin dhe shërbimin e kafes”!
Amerika e Veriut është vetëm një pjesë e një zinxhiri global të shitjes së kafes. Çka me pjesën tjetër ku rritet kafeja?
Augustine Sedgewick: “Kur flasim për plantacionet, ka njerëz që nuk kanë mënyrë tjetër për të fituar para për bukë. Menjëherë do të shfaqej uria”!
Kafenetë dhe dyqanet e kafes janë shpesh vende ku njerëzit bisedojnë. A do të ndikonte mungesa e kafes në tjetërsimin e njerëzve?
Augustine Sedgewick: “Ç’janë qytetet sot? Në të shumtën janë kafene dhe banka. ‘Starbucks’ është bërë vend ku njerëzit shkojnë për të menduar. Sigurisht se ka lidhje emocionale mes njerëzve dhe kafeneve. Nëse kafja zhduket, kjo lidhje emocionale do të merrte formë të re”!
Peter Giuliano: “Kafenetë janë vende për të bashkëvepruar, vende ku hasen kultura të ndryshme Nëse ju shkoni në Etiopi, nga ku kafeja ka origjinën, komuniteti mblidhet rreth kësaj pije. Kjo është ajo që ne bëjmë: ne ndajmë informacionin duke pirë kafe”.
Si çdo kulture, kafeja ka një ndikim në mjedis. Çfarë ndodh nëse ajo zhduket?
Mark Pendergrast: “Në zonat ku rritet nuk mund të rriten shumë kultura tjera – në një lartësi prej 900-1800 metra Ndoshta do të nisin të kultivojnë më shumë kokë. Kjo do të kishte efekt të keq tek njerëzit e përfshirë në tregtinë e drogës”.
Peter Giuliano: “Pothuajse çdo aktiviteti do të jetë më i keq se kultivimi i kafesë Zgjidhja më e lehtë do të ishte bagëtia”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit