Në vitin 1995, Heroi i Kombit Bahri Fazliu, takon Hydajet Hysenin, atëherë nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Fazliu – vëllai i Heroit Fahri Fazliu, i vrarë nga forcat serbe më 2 nëntor 1989 – kërkon nga Hyseni bashkërendim të veprimtarisë kombëtare. Hyseni cilësohej si një nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981, ndërsa si nënkryetar i LDK-së më 1995 shihej si person i afërt me ilegalen për bashkim të grupeve të ndryshme të rezistencës antiserbe.
Por, nga ky takim pëson zhgënjimi i Fazliut. Këtë zhgënjim ai e pasqyron në një poezi, që mban datën 28 nëntor 1995. Se cili ishte zhgënjimi i tij, mjafton të lexohen këta rreshta: “Dhe i thashë: turp do të korrësh, ashtu siç adhurim korrje dje/ Dhe i thashë: s’je më vepër, një kufomë e gjallë je/ U ndamë/ Ai me veturë, unë këmbë/ Ai i kishte të gjitha dokumentet/ Unë vetëm revolen e rëndë”!
Siç dihet, Bahri Fazliu vritet më 7 maj 1998, katër ditë pas arritjes së marrëveshjes mes LKÇK-së dhe UÇK-së për rezistencë të armatosur kundër Serbisë. Ai vritet në Bogiqe të Malit të Zi, në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi.
Ndërsa, Hyseni largohet nga LDK dhe i bashkohet Lëvizjes së Bashkuar Demokratike. Më vonë iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa tash është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet parlamentare 8 qershorit.
Telegrafi ju sjellë më poshtë të plotë poezinë e tij.
Takim Rasti
E takova rastësisht
Rastësisht i dhamë dorën njëri-tjetrit
Vetëm diçka nuk pati të rastit
Depërtimi në shpirtin e tjetrit
Dikur Ai ishte bota ishte kulmi
Ideali
Ishte punëtori i maskuar
Ishte jehona e një mali
Vepra e tij ishte e madhe
Në sytë e mi e jashtëzakonshme
Burgu i tij çlironte të lirët
Kohën e tij Ai simbolizonte
Në të ishte e ardhmja
Ishte zëri i historisë
Ishte shija e bukës
Ishte shpresa e lumturisë
Ai na la amanet pushkën
na brumosi me heroizëm
ai i dha zjarr këngës
ai i mori zemrën shtrigës
Ai u bë fryma e popullit
burgu s’e mbajti zërin e tij
ne filluam ta adhuronim burgun
burgu brenda kishte liri
Të gjitha këto i mendova për një sekondë
Kur dora ime toku dorën e tij
U bëra i ngrysur u bëra i zymtë
Në të s’kishte mbetur as hija e Tij
Dhe mllefi im qe i furishëm
Aq sa e furishme ishte e djeshmja e tij
Dhe mllefi im më përpiu
Aq sa dje më kishte përpirë shembulli i tij
Dhe i thashë: ke vrarë vetveten, ke vrarë emrin njeri, je antipodi i së djeshmes për fajin s’ke alibi
Për një çast u hutua
Ndoshta kujtoi kohën e vjetër “s’këputen prangat me vaj e lot hekuri pritet veç me hekur”
E mblodhi vetën se automobili e priste
S’kishte kohë të humbiste me mua në rrugë
E tërë pamja e tij zyrtare
Të kujtonte se kishte punë
Ndoshta i shkonte për vizitë ndonjë shoku
Ndoshta ndonjë aheng e priste aq vonë
Por, një është fare e sigurt: Për të kaluarën nuk kishte kohë
Dhe e zgjati dorën e tij
Toku dorën time qëllimisht
Hije e zezë u kishte rënë duarve
Hije e zezë brenda nesh ish
Dhe tha shpejt fjalët: Unë jam Ai që isha dje Harroi se të përpiqesh të dëshmohesh i djeshëm
Do të thotë se të sotme nuk ke
Dhe u përpoq të ma mbushte mendjen
Për shtetin lirinë në robëri
Për rrethanat e jashtëzakonshme
Për kontributin në demokraci
Kisha dëshirë të gjitha t’i besoja
Të isha edhe unë i qetë si Ai
Por, revolja që shtrëngoja në dorë
Më pëshpëriste demagogji
Më uroi sukses për rrugën time
Priti t’i uroja sukses në rrugën e tij
Thuajse suksesi është i ndashëm
Kur përpjekjet janë antagoni
Dhe i thashë: turp do të korrësh ashtu siç adhurim korrje dje
Dhe i thashë: s’je më vepër një kufomë e gjallë je
U ndamë Ai me veturë unë këmbë
Ai i kishte të gjitha dokumentet
Unë vetëm revolen e rëndë
28 nëntor ’95
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania