Jo se duam të bëjmë moralin e historisë së Hirushes, por është e vërtetë se kur vjen puna te gjërat që kemi renditur më poshtë, gjykimi i çdo njeriu bëhet me dy standarde në varësi të mundësive ekonomike të atij personi
Ja disa prej këtyre gjërave:
1. Rrobat që vishen
Kur një person i pasur vesh rroba të thjeshta, atyre u thuhet se sa modestë dhe me këmbë në tokë janë, por një person i varfër me të njëjtën veshje shihet si i çrregullt, i pistë madje.
2. Koha e lirë
Për njerëzit e pasur, të mos punosh interpretohet si kujdes për veten. Prioriteti i pushimit është një mënyrë për të kërkuar paqen e brendshme. Për njerëzit e varfër, të mos punosh do të thotë se je dembel, pikë.
3. Terapia
Nëse jeni i pasur, terapia është një rrugë drejt vetëdijes dhe vetëpërmirësimit. Nëse je i varfër, të shkosh në terapi shihet si një defect në karakter, sepse ke probleme që nuk mund t’i trajtosh vetë.
4. Zotërimi i një kafshe shtëpiake
Një person i pasur që ka kafshë shtëpiake është një dashës i kafshëve, por një i varfër me kafshë shtëpiake po harxhon para për gjëra që në fakt nuk mund t’i përballojë. Një prind i pasur kafshësh përshkruhet si vetëmohues, ndërsa një prind i varfër kafshe është egoist.
5. Të divorcuarit
Të jesh i varfër do të thotë të përballesh me komente më negative sociale rreth divorcit. Nëse je i pasur dhe i divorcuar, lavdërohesh për vendosjen e nevojave të tua në radhë të parë dhe përqendrimin e lumturisë dhe pavarësisë.
6. Të paturit fëmijë
Nëse je i pasur, të kesh një familje të madhe festohet, por nëse je i varfër, njerëzit të gjykojnë ndryshe. Njerëzit gjykojnë vendimet tuaja personale duke ju quajtur të papërgjegjshëm. Të kesh më shumë para të bën të kesh më shumë të drejtë për të patur fëmijë. Ju lavdëroheni si një person i orientuar drejt familjes, pa asnjë fjalë të ashpër.
7. Punësimi i një dadoje
Njerëzit e pasur me dado shihen ende si prindër të mirë, pasi ata thjesht po investojnë në kujdesin për veten dhe delegimin e detyrave të tyre shtëpiake.
Të jesh i varfër do të thotë që të gjykohesh për vendimet e tua prindërore dhe rezultati rrallëherë është në favorin tënd. Punësimi i një dadoje bëhet një çështje morale dhe ju turpëroheni që nuk i rritni dot vetë fëmijët tuaj.
8. Të jetuarit me prindërit
Shoqëria thotë se po dështoni në jetë nëse jetoni ende me prindërit në të 20-at tuaja, ndërsa njerëzve të pasur u tregon se sa shumë po lulëzojnë, citon Anabel.
9. Të kesh hobi
Kur je i pasur, të kesh hobi të bën një individ të plotë, i cili mund të aplikojë në universitete të nivelit të lartë dhe t’u tregojë atyre se sa i talentuar dhe i aftë është. Por nëse keni hobi kur jeni të varfër, po humbni kohën tuaj për gjëra që nuk kanë rëndësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesë shenjat e horoskopit që do të jenë më me fat këtë pranverë

Ndaloni 'vlimin e tepërt' të ujit me këtë truk të thjeshtë

Hiqni njollat në tapet duke përdorur krem rroje

Tableta për larjen e enëve në tualet? Ekspertët shpjegojnë se për çfarë mund ta përdorni

Fakte seksi rreth meshkujve: Dy gjërat të cilat mund t’jua përmirësojnë jetën seksuale

Një pije që të gjithë e kanë në shtëpi është zgjidhja më e mirë për kërmijtë në kopsht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother