Nëntë anëtarë të rinj të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit nga Presidenca, anëtarët e rinj janë propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe kanë marrë detyrën zyrtarisht përmes ceremonisë së betimit.


Presidentja Osmani u ka uruar suksese anëtarëve të rinj, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre në funksionimin demokratik të vendit.

Ajo ka vlerësuar se sistemi zgjedhor në Kosovë ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e demokracisë.

Në anën tjetër, anëtarët e rinj të KQZ-së janë zotuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre me integritet dhe profesionalizëm.

“Do t’i kryejmë detyrat tona në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në betimin e tyre.

Këta janë emrat e 9-të anëtarëve të rinj të KQZ-së:

Alban Krasniqi (LVV); Violeta Salihu (LVV); Ilir Gashi (PDK); Sami Hamiti (LDK); Muharrem Nitaj (AAK); Stefan Filipovic (LS); Mufera Srbica Sinik (KDTP); Delvir Tairi (Koalicija Vakat); Shukrije Stolla (PSA). /Telegrafi/