Nënshkruhet memorandumi për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për Programin për zhvillim rajonal për projekte të investimeve kapitale.
Haziri me këtë rast ka falënderuar për përkrahjen ministrin e MZHR-së, Rasim Demiri, duke u zotuar se do ta realizojë projektin me përkushtim, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Ndërsa, ministri Demiri uroi suksese në zbatimin e projektit të përbashkët zhvillimi i infrastrukturës për bujqësi në Komunën e Gjilanit përmes ndërtimit të tregut të kafshëve./kp/
Nga
Telegrafi
16/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































