LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës Qendër dhe Ambasadës së SHBA-ve (Video)

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës Qendër dhe Ambasadës së SHBA-ve (Video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe Komuna Qendër e Bashkisë së Shkupit kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në lidhje me vendodhjen e Këndit Amerikan në kryeqytet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komuna Qendër në këtë ceremoni u përfaqësua nga Andrej Zhernovski, kryetar, ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup u përfaqësua nga Laura Brown, zyrtare për çështje publikr në këtë përfaqësi diplomatike.

Brown gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi tha ”Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim me komunën Qendër pasi besojmë se interesimi i qytetarëve për të vizituar këtë qendër edukative të kryeqytetit do të rritet. Këndi Amerikan në Shkup gjatë vitit të kaluar ka pasur mbi 20 mijë qytetarë që kanë shfrytëzuar librat dhe resurset tjera që gjenden në këtë qendër.” tha mes tjerash Brown.


Zhernovski falemnderoi Ambasadën e SHBA-ve në Shkup dhe tha se do të thellohet bashkëpunimi i cili qëllim e ka zhvillimin e shoqërisë, dhe edukimin e qytetarëve të Komunës Qendër e të kryqytetit.

Përndryshe, Komuna Qendër do të sigurojë objektin ndërsa SHBA-të do të kujdesen për brendinë dhe rregullimin e Këndit Amerikan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori