Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt, në emër të USAID kanë nënshkruar sot marrëveshjes e grantit në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se secila nismë që ka në qendër përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe llogaridhënëse ka po ashtu gjurmët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“E sot nuk është aspak ndryshe. Marrëveshja që nënshkruam me ShBA-të, USAID-in është edhe një rikonfirmim i vizionit të përbashkët për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, tha Osmani, raporton Telegrafi.
Ajo bëri të ditur se amendamenti i marrëveshjes për grantin për objektivat zhvillimore në vlerë shtesë prej 34.5 milionë dollarësh, i cili në total të marrëveshjes arrin vlerë 142.6 milionë dollarë do të mbështesë projekte që synojnë shërbime më të mira për qytetarët, nga institucione llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes dhe rritje të mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.
“Në këtë mënyrë nuk po ndërtojmë vetëm institucione më të forta e të qëndrueshme, por edhe një shoqëri më të drejtë e barabartë për të gjithë. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten një partner i përkushtuar dhe i palëkundur i popullit të Kosovës në këtë drejtim.
Krahas mbështetjes financiare populli amerikan ndër vitet ka treguar një partneritet të vazhdueshëm të ndërtuar mbi vlera, por mbi të gjitha një partneritet të ndërtuar në besim të ndërsjellë. Besim në një Kosovë, që në çdo vendim të saj në qendër të vëmendjes ka popullin e saj”, u shpreh e para e shtetit.
Ajo tutje bëri të ditur se nga projektet që kanë në qendër fuqizimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë e projektet që synojnë të forcojnë lidhjet biznesore me diasporën e deri te projektet që kanë për qëllim që produktet cilësore të Kosovës të jenë të qasshme në tregjet evropiane dhe më tej, SHBA-të nëpërmjet USAID-it dhe agjencive tjera të vazhdojnë të jenë krah Kosovës.
Ndërkaq, në deklarimin para mediave pas ceremonisë, ambasadori Jeffrey Hovenier theksoi se kjo ndihmë vë në pah përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së SHBA-ve dhe popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës.
Ai më tej theksoi besimin e palëkundur të Qeverisë së SHBA-së se mbështetja zhvillimore për rritjen ekonomike dhe institucionet efektive qeverisëse do të ndihmonin në integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, duke ofruar kështu prosperitet dhe siguri për të gjithë qytetarët.
Që nga viti 1999, USAID ka dhënë më shumë se 1 miliard dollarë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik në Kosovë. Kjo mbështetje shtesë e USAID-it e thellon më tej këtë partneritet 25-vjeçar me popullin e Kosovës, duke demonstruar përkushtimin e Qeverisë së SHBA-së në mënyra konkrete nga të cilat përfitojnë të dyja shtetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit