Nënshkrimi i disa marrëveshjeve tregtare në takimin e shtatë të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë në Elbasan, miratimi në parim i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2022 dhe zgjedhja e disa anëtarëve jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, ishin disa nga ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Në forumin e biznesit, i cili u mbajt në Elbasan krerët e Kosovës dhe Shqipërisë janë pajtuar se ka një trend të rritjes së shkëmbimeve tregtare, ndërkohë që u zotuan se do të vazhdojnë të angazhohen në lehtësimin e këtyre shkëmbimeve, shkruan Telegrafi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konsideruar si pozitiv trendin e shkëmbimeve tregtare, ndërsa shtoi se nënshkrimi i disa marrëveshjeve adresojnë problematikat biznesore.
“Në këto vite ka një trend konstant rritës në shkëmbimet tona tregtare, por ne besojmë që potenciali është ende më i madh dhe përtej asaj që i takon vetë biznesit është detyra jonë që të lehtësojmë sado që të jetë e mundur shkëmbimet tregtare shtimin e aktivitetin e bizneseve në shtete respektive dhe ndërveprimin mes tyre nga shteti në shtet”, është shprehur Rama.
“[Sot] një pjesë e marrëveshjeve të bëra adresojnë pikërisht nevojën e lehtësimit të këtyre shkëmbimeve, transiti i përbashkët dhe zhdoganimi është një punë e nisur qysh prej disa vitesh midis administratave doganore por tani më kemi një plan veprimi të përbashkët për të zbatuar procedurat e transitit në Zyrën e Doganës së Kosovës pranë Portit të Durrësit për mallra me destinacion Kosovën gjë që ka nisur prej janarit të vitit 2019 dhe në të njëjtën kohë ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”, ka shtuar ai.
Rama ka theksuar se për frutat dhe perimet garantohet lehtësim drastik i procedurave të transportit, bazuar në njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare.
Ai tha se marrëveshjet për lehtësimin e tregtisë mes palëve do krijoj lehtësimin e mëtejshëm të procedurave doganore për mallrat.

“Një marrëveshje e firmosur [sot] për lehtësimin e tregtisë mes palëve do bëjë lehtësimin e mëtejshëm të të gjithë procesit të procedimit në doganë dhe të hyrje e daljeve të mallrave, po ashtu kemi bërë njohjen reciproke të licencave doganore dhe regjistrimi i tyre pranë autoriteteve kompetente doganore në mënyrë që kryerja e deklarimeve dhe transitit në territorin e njërës Republikë apo tjetër të jetë e unifikuar dhe të përfshij edhe njohjen e garancisë për borxhin e mundshëm në këtë regjim”, ka deklaruar Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se është e rrugës që dy qeveritë të zotohen për heqjen e barrierave jo tarifore duke krijuar një komision të përbashkët ndërqeveritar.
Kurti po ashtu tha se nëse krahasohet viti 2010 me vitin 2020 në aspektin e qarkullimit të mallrave ka një rritje prej 200 për qind.
“Mund të marrim shembull dekadën e fundit konkretisht nëse krahasojmë qarkullimin e mallrave në vitin 2010 me vitin 2020 pra me një dekadë mes dallim shohim se kemi rritje prej 200 për qind, eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur për 257 për qind, ndërkaq importet për 174 për qind. Në vitin 2010 vetëm 10.4 për qind të eksporteve të Kosovës shkonin drejt Shqipërisë, ndërsa në vitin 2020 kjo shifër ishte 23.2 për qind. Dhe po ashtu në këtë periudhë pjesëmarrja e importeve nga Shqipëria në totalin e importeve që vinin në Kosovë kishte rritje prej 81 për qind”, ka thënë Kurti, përcjell Telegrafi.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se premisat e të dy vendeve janë premtuese për zhvillimin e ekonomive të të dyjave vendeve, teksa theksoi se kërkohet vetëm gatishmëri.
“Premisat tona janë premtuese flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi kulturë të përafërt të të bërit biznes tregjet tona janë të rëndësishme për eksportet e të dyja vendeve, rritja e punësimit në të dy vendet është prioritet, pra na bashkojnë premisat. Struktura e ekonomive dhe objektivat mbeten gatishmëria dhe vullneti institucional për ta ndihmuar tutje zhvillimin e të dy ekonomive tona dhe jam i sigurt se as nuk na mungon me kryeministrin Rama dhe me mua”, është shprehur ai.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2022.
Prezentë në seancë ishin 88 deputetë ku me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, pas shumë diskutimeve është miratuar në shqyrtim të parë Buxheti.
Ky Projektligj do të votohet në lexim të dytë me procedurë të përshpejtuar, me kërkesë të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët përmes një mocioni kanë kërkuar që të bëhet përshpejtim të procedurës që Projektligji të votohet para vitit të ri.
Ky propozim megjithëse u kundërshtua nga opozita, me 65 vota për, 21 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas projektimit, Buxheti për vitin 2022 pritet të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro apo rreth 8.7 për qind më i lartë se Buxheti i vitit 2021, me të hyra prej 2 miliardë e 364 milionë euro.
Kuvendi i Kosovës ka përzgjedhur disa nga anëtarët jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Nga paneli përzgjedhës nga BQK janë propozuar dy lista me shtatë kandidatë për dy pozita, si dhe lista me pesë kandidatë për një pozitë.
Nga lista me pesë kandidatë për një pozitë kandidatë kanë qenë Bashkim Nurboja, Bedri Peci, Butë Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.
“Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë. Të pavlefshme janë pesë fletëvotime. Bashkim Nurboja ka fituar 51 vota, Bedri Peci ka marrë 12 vota, Butë Dedaj ka marrë 11 vota, Kosovare Ukshini me 2 vota, Mimoza Mustafa me 5 vota. Konstatojmë se sipas këtij rezultati Bashkim Nurboja ka fituar votat e mjaftueshme”, ka njoftuar deputeti i LVV-së, Salih Zyba duke prezantuar votat për një pozitë të anëtarit jo-ekzekutiv të BQK-së, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, nga lista për dy anëtarë jo-ekzekutivë të BQK-së, kandidatë kanë qenë Behgjet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci-Uka, Imrie Zeqiri, Nora Latifi-Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Petrit Gashi.
“Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë. Nora Latifi-Jashari ka marrë 45 vota, ndërsa edhe tre kandidatët e tjerë do të hyjnë në raundin e dytë. Behgjet Brajshori ka marrë 11 vota, Driton Balaj ka fituar 15 vota, Edona Uka ka marrë 10 vota, Imrie Zeqiri ka marrë 15 vota, Nora Latifi-Jashari me 45 vota, Nuhi Ahmeti me 18 vota, Petrit Gashi ka marrë 8 vota. Nora Latifi-Jashari kalon, ka marrë 45 vota, ndërsa Driton Balaj, Imrije Zeqiri votohet vetëm për këta dy dhe për Nuhi Ahmetin që ka marrë 18 vota”, ka njoftuar deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi gjatë zgjedhjes së anëtarit tjetër.
Gjatë kësaj jave, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që t’i mos ia vazhdoj edhe për një mandat Lulzim Sylës si Kryeinspektor i Tregut ani pse gjatë këtij viti të njëjtit i’u zgjat mandati për katër vite.
Ky vendim është marrë duke shfuqizuar Vendimin 06/67 të datës 26 shkurt 2021.
Sa i përket lajmeve ndërkombëtare, kriptovaluta Bitcoin ka ra ndjeshëm pas raportimit të një lloji të ri të COVID-19 që është potencialisht rezistent ndaj vaksinës.
Kjo ka bërë që investitorët të hezitojnë të investojnë në kriptovaluta dhe tregun e aksioneve.
Kriptovaluta më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut është në rrugën e duhur për të regjistruar rënien më të thellë njëditore që nga 20 shtatori i këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët