Jose Pinto
Kur isha në vendlindjen time, Portugalinë, dhe më vonë në vende të tjera ku kam pasur kënaqësinë të punoj, si Meksikë, Brazil, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në shumë të tjera, kurrë nuk kam reshtur së dëgjuari dhe së frymëzuari nga Nënë Tereza, ikona shqiptare e bamirësisë dhe mirësisë me famë ndërkombëtare. Në jetën time nuk ka pasur ditë që nuk kam menduar se sa gjigante ishte vepra e saj.
Unë kam lindur në Madeira, ishulli i pranverës së përhershme, siç quhet ndryshe, nga dy prindër që fort besuan në veprat e mira që rrjedhin si rezultat i besimit në Zot. Kështu, kur dëgjova për Nënë Terezën, isha kaq i lumtur që ushqeja dashurinë time të vazhdueshme për këtë grua, që mori vëmendjen e gjithë botës me personalitetin e saj magjepës dhe u bë burim frymëzimi për të gjithë brezat.
Nënë Tereza më ndihmoi të mësoja më tepër rreth Shqipërisë nga distanca, por koha erdhi që të shkelja në këtë vend. Minutën e parë që vura këmbën në këtë vend, të gjitha mendimet e mia rreth Shqipërisë, të perceptuara nëpërmjet figurës së kësaj gruaje të madhe, dolën të vërteta. Menjëherë kuptova se sa e bekuar është toka shqiptare dhe sa të bukur janë shqiptarët. Buzëqeshja e tyre, mirësia e tyre, mikpritja e tyre unike më bënë për vete sapo erdha në aeroportin ndërkombëtar të quajtur sipas emrit të saj, “Nënë Tereza”. Çfarë rastësie e përkryer!
E mbaj mend si dje, megjithëse tri vite kanë kaluar tashmë, ditën që po vija për në Shqipëri. Në avion takova dy të rinj që po udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Shqipëri për të takuar gjyshërit e tyre. Ndjeva menjëherë miqësinë dhe mikpritjen shqiptare. Ata filluan të flisnin me ngrohtësi dhe edukatë dhe me kaq shumë zemër saqë nuk isha ndjerë kurrë kështu më parë.
Pasi më pyetën nëse kjo ishte hera ime e parë në Shqipëri, ata më treguan vendet që duhej të vizitoja, ushqimet që duhej të shijoja dhe peizazhet që duhej të shikoja, ndërsa flisnin pa pushim për Beratin, Gjirokastrën, Butrintin dhe vende të tjera brenda kësaj bote çudirash që më mori zemrën.
Më tej, oficerja e emigracionit në aeroport personifikoi më së miri mikpritjen shqiptare tek mu drejtua: “Mirë se vini në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, z. Hose!”. Thashë me vete “Çfarë surprize! Sepse shumë nga oficerët e emigracionit i bien shkurt me fytyrat e tyre serioze. Më pas, ajo më pyeti nëse kjo ishte vizita ime e parë në Shqipëri. Ju përgjigjja: “Jo vizita e parë, por minuta e parë në këtë vend madamë”.
“Uau! – u përgjigj ajo duke shtuar me krenari – Mirë se vini në vendin tonë, ju uroj ta kaloni sa më mirë, shihemi përsëri!”.
Këta janë njerëzit e tokës shqiptare, të bekuar nga Nënë Tereza. Nuk ka faqe mjaftueshëm për të shkruar për këta njerëz dhe për ikonën e tyre ndërkombëtare – Nënë Tereza.
Si Hoze, unë kam një filozofi, e fituar nga kjo Zonjë e Pavdekshme, të cilën e përdor në jetën dhe punën time të përditshme. Jeta është një rrugë, e cila hapet si me magji nga çdo njeri, i cili ka një pastërti shpirtërore dhe karakterizohet nga integriteti dhe vlerat. Për njerëz të tillë, kjo rrugë zgjerohet, pengesat gjatë saj zhduken, ndërsa pemët në dyja anët e saj të buzëqeshin. Përse kështu, do të mendoni ju?
Sepse të nxjerrësh në pah njeriun, i cili ka kontribuar për njerëzimin është diçka që edhe vetë Perëndia e miraton dhe e ndihmon. Dhe ky njeri, i njohur nga njerëzimi dhe Perëndia nuk njeh moshë.
Disa mund të thonë se njerëz të tillë jo gjithnjë fitojnë. Përsëri më vjen në mendje shprehja e Nënë Terezës “Vazhdo të bësh mirë edhe nëse të kanë lënduar” dhe “Nëse je i sinqertë dhe i ndershëm, njerëzit mund të mashtrojnë. Pavarësisht nga kjo, vazhdo të jesh i sinqertë dhe i ndershëm”.
Ashtu si shumë vargje janë shkruar në muret e shtëpive të fëmijëve të Nënë Terezës në Kalkuta në Indi. Apo shumë shprehjeje të tjera, që më bëjnë të mendoj çdo ditë si “Mos u shqetëso kurrë nga mendimet e të tjerëve, mendo se të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha” apo “Ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

"Alarmohet" Vuçiq, thërret seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë - pas vendimit për Dodikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe