Nëna hedh foshnjën nga dritarja e katit të tretë të ndërtesës së përfshirë nga zjarri, e shpëtojnë kalimtarët e rastit (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një nënë detyrohet ta hedh foshnjën e saj nga dritarja e katit të tretë të apartamentit, pasi zjarri kishte kapluar ndërtesën ku ajo banonte.
Pesë persona janë detyruar të kërcejnë nga dritarja, kur kompleksi i apartamenteve në Dallas të Teksasit u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Zjarri kishte shpërthyer në kompleksin banesor në rrugën Ferguson, dhe për pak minuta u shpërnda në të gjitha katet.
Byron Campbell ka deklaruar se e kishte parë flakën duke shpërthyer nga dritaret, dhe pa u menduar dy herë vrapoi për të paralajmëruar ata që jetonin në katin e tretë.
Ai tha kalimtarët e rastit bashkuan e forcat, dhe qëndruan poshtë dritare për të pritur ata që kërcenin nga ndërtesa.
Dhe kur Shunatra Thomas bërtiti dhe i luti që t'ia shpëtojnë foshnjën, ai u frikësua se nuk do ta kapë - megjithatë e bëri. /Telegrafi/





















































